Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Laçi-Bylis. Mbyllet pjesa e parë

Laçi pret kthesën e madhe. Kur kampionati po hyn në një fazë tejet interesante, kurbinasit nuk duan më gabime. Java e 7-të i rikthen në shtëpi dhe përballë do të kenë Bylisin. Një kundërshtar që vjen nga Kategoria e Parë, por ka dëshmuar se është surpriza më e madhe e këtij sezoni.

Duke qenë nën presionin e pikëve, drejtuesit kanë menduar që të kenë si “bonus” tifozët në këtë duel. Klubi bardhezi ka vendosur të lejojë hyrjen e tifozëve falas në tribunën ballore, ndërkohë që i fton ata të jenë të shumtë në stadium.

Përballja e fundit mes këtyre 2 skuadrave daton në 6 shkurt të këtij viti, ku kurbinasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LAÇI-BYLISI  0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon pjesa e parë! 

45+2′ Shehu provon me një harkim të lartë, por topi shkon në duart e portierit Hidi!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42’ Qardaku i afrohet zonës së Laçit, aty ku tenton një goditje nga distanca por topi bllokohet që në nisje.

34’ Goditje dënimi për Laçin!  Krosim në zonë nga Shehu aty ku gjen kuadratin megjithatë është Hidi i pozicionuar mjaft mirë dhe ndal në dy kohë teksa i vjen në ndihmë edhe traversa.

31’ Xhixha tenton një goditje nga distanca sërish, por topi shkon në duart e Hidit!

30′ Rritëm i ulët i ndeshjes, miqtë përpiqen të qarkullojnë topin, mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare.

20’ Xhixha shkëputet nga e djathta pranë vijës fundore, gjen hapësirën para Bicajt dhe gjuan drejt portës por topi përfundon jashtë kuadratit të Hidit.

17’ Harkim i Peposhit nga e majta për Guindo në zonë, sulmuesi mundohet ta ulë me gjoks por Ignjatoviç largon me shpejtësi!

9′ Lushkja provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon në duart e Hidit.

2′ Vendasit e nisin në sulm. Redon Xhixha rrëzohet në zonë, pas një dyluftimi me Jankun, por për gjyqtarin Xhaja, gjithçka e rregullt!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. (në dispozicion: Sali, Turkaj, Berisha, Gjini, Malçi, Stenio, Ymeri, Zaimaj). Trajner: Sulejman Starova

bandicam 2019-10-06 13-43-02-545

Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Janku, Mëllugja, Murataj, Ntepe, Qardaku, Guindo. (në dispozicion: Miraka, Aliaj, Bajramaj, Hadroj, Celis, Vailant, Ndreca, Opoku, Ujka). Trajner: Veljko Dovedan

bandicam 2019-10-06 13-43-31-185

Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Myftaraj, D.Agaraj (Tiranë)

Related posts

Largimi i RONALDOS/ Marcelo: S’është i vetmi yll që i mungon Real Madrid

Isa.Autor

Gati marrveshja/ Interi propozon shkëmbimin Dembele-Joao Mario

Sadik.Autor

SFIDAT E NËNTORIT/ Kërkon të rimarrë vendin që i përket, Keidi Bare po bëhet gati për Anglinë

Delo.autor

Leave a Comment