Formula 1 Sport

Hamilton pesimist në Montekarlo: Ferrari e Red Bull më të shpejtë

Makina Mercedes duket se nuk ka për ta patur të lehtë këtë fundjavë në pistën e Montekarlos, pasi Red Bull dhe Ferrari janë më të shpejta se makina gjermane, që e u konfirmua edhe nga provat e lira. Vetëm vendi i katërt për Lewis Hamilton, që parashikon një garë të vështirë për të. “Provat e lira ishin të qeta, nuk ishim as mirë dhe as keq. Marrim gjërat pozitive për të ecur përpara, por nuk është e lehtë për ne të jemi më të shpejtët në këtë pistë”, u shpreh Lewis Hamilton, që sot ka shijuar relaksin në pistën qytetase.

Nesër zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) e të dielën gara (ora 15:10) dhe Hamilton shpreson të ketë një rezultat më të mirë. “Do të punojmë dhe e dimë se ku. Nuk jemi në errësirë. Duhet të marrim maksimumin nga makina në këtë pistë, por mund t’ju konfirmoj se jemi më mirë se një vit më parë. Ferrari dhe Red Bull janë ende para nesh, por në një pistë të tillë çdo gjë është e mundur gjatë garës dhe gjërat mund të ndryshojnë. Nuk jemi ende aty ky synojmë, por mund të luftojmë për fitore”, tha Hamilton.

Related posts

“BUZËQESHI JETËS!” De Biasi: Lidhja ime me Shqipërinë nuk do të shuhet kurrë

Delo.autor

“NËSE NUK TË PËLQEN…”/ Zbulohet prapaskena, ja çfarë i tha Setien “Pleshtit” gjatë ndeshjes

Delo.autor

AKORDI DYBALA-JUVENTUS/ Agjenti Antun zbarkon në Torino, ditë deçizive për të ardhmen e yllit argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment