Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 3-1

Do të luhet në “Adush Muça” të Ballshit sfida mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Vendasit e Dovedan vijnë në këtë përballje, pas barazimit në transfertë ndaj Luftëtarit, ndërkohë që kryeqytetasit mposhtën Laçin me rezultatin 2-1.

Në 8 javë kampionat ballshiotët kanë arritur të sigurojnë 13 pikë, ndërkohë që 24 herë kampionët e vendit, vetëm 1 më shumë, pra 14 pikë. Përballja e fundit mes Bylisit dhe Tiranës datën në 17 prill të vitit 2016, në sfidën që përfundoi në barazim pa gola.

Për të gjetur një fitore të ballshiotëve ndaj bardhebluve duhet të kthehemi në vitin 2012 kur Bylisi fitonte me rezultatin 1-0 në sfidën e 24 nëntorit. Të dy trajnerët kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare. Ja si rreshtohen skuadrat.

BYLIS – TIRANA ORA 13:00

LIVE | BYLIS – TIRANA 3-1

GOLAT: Goxhaj 5′, Guindo 25′, Celis 70′ / Dunga 65′

 

KOMENTI LIVE

70’ GOOOOOOOL BYLIS 3-1/ Vetëm pak minuta pas golit të miqve, shënojnë sërish vendasit. Celis vetëm dy minuta në fushë, godet nga shumë larg portës, dhe mposht Bakajn.

68’ Torasa godet me të djathtën nga jashtë zone, por jashtë goditja e argjentinasit.

68’ Dovedan kryen ndërrimin e dytë. Ntepe i lë vendin Celis.

68’ Kale provon me një të djathtë nga jashtë zone, pro devijohet topi në goditje këndi.

65’ GOOOOOOL TIRANA 2-1/ Ngushtojnë shifrat miqtë. Ngo nga e djathta kroson, dhe Dunga me kokë nuk fal nga pranë kuadradit të Hidit.

63’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Imami, për një faull disa sekonda më parë.

61’ I pafat Albi Doka. Erdhi nga stoli, por pas 15 minutash lë fushën për një dëmtim, që mori nga ndërhyrja e Ndrecës pak minuta më parë.

59’ Vangjeli merr një top nga mesi i fushës, dhe avancon për shumë metra deri në zonë, por mbyllet deri kur e merr Hidi topin.

57’ Rrezikojnë sërish vendasit në një kundërsulm. Guindo godet nga jashtë zone, por Bakaj pret goditjen qëndrore.

56’ Dovedan kryen ndërrimin e parë. Barjamaj i lë vendin Jankut.

56’ Ndreca ndërhyn keq ndaj Dokës në fundoren e djathtë. Ndëshkohet edhe ai me kartonin e verdhë.

55’ Zgjohet Tirana. Kale nga e majta pason për Ngonë. Godet anglezi, por Hidi pret gjithçka.

54’ Kundërsulm i shpejtë i Bylisit. Me pak pasime, topi shkon te Mëllugja që godet, por pret Bakaj.

54’ Mbetet përpara Tirana. Imami hedh një top të gjatë për Ngonë. Devijohet dhe në goditje këndi.

52’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Hoxhallarit që shkonte shpejt drejt zonës ballshiote. Barjamaj e ndal me faull, dhe karton i verdhë për lojtarin e Bylisit.

49’ Krosim në zonën e Hidit, por gardiani del dhe kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh. Mema bën menjëherë dy zëvendësime. Në fushë Ngo dhe Doka, mbeten në dhomat e zhveshjeve Kobina dhe Batha.

Mbyllet e para. BYLIS – TIRANA 2-0

46’ Hasani në një vertikalizim për Kalenë, braziliani provon menjëherë me të majtën. Topi devijohet në goditje këndi.

45’ 3 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Karabeci nga e djathta hedh një top të gjatë për Dungën. Keniani godet me kokë, dhe topi përfundon pak mbi traun e Hidit.

44’ Kobina kërkon një pasim të gjatë për Dungën. Hidi i vëmendshëm del dhe mbyll.

37’ Tjetër zbritje e shpejtë e vendasve. Guindo lëviz bukur në hyrje të zonës, godet, por topi në goditje këndi.

37’ Tjetër rast për ballshiotët. Sulmi vendas merr një top në zonën e Tiranës, më pas shërbehet Barjamaj, që godet por në duart e Bakajt.

33’ Imami kërkon Hasanin në një top të gjatë, por Hidi del dhe ia rrëmben topin.

29’ Murataj nga e majta përpiqet të krosojë në qendër të zonës. Mbyll mbrojtja bardheblu.

28’ Top i gjatë në sulm te Bylisi, por Guindo i bën faull Hoxhallarit.

25’ GOOOOOOL BYLISI 2-0/ Gafë e bardhebluve. Batha humb topin në mesfushë, më pas është Guindo që e merr dhe përfiton. Kalon edhe portierin Bakaj, e shënon edhe golin e dytë.

17’ Përplasje kokë më kokë mes Imamit dhe Guindos, ndalet loja për disa momente teksa i vihet në ndihmë dy lojtarëve.

17’ Kale nis bukur Hasanin në të djathtë, por i shkaktohet faull shkodranit. Nisin shpejt lojën bardheblutë, por e humbasin topin.

15’ Tentojnë të çajnë mbrojtjen ballshiote bardheblutë, por gjejnë shumë lojtarë të dendur.

13’ Ymeralilaj kroson nga e djathta, por Imami mbyll me kokë.

12’ Kale fiton një goditje dënimi në fundoren e majtë për ekipin e tij.

7’ Del përpara Tirana. Dunga hedh një top për Kale, por Ymeralilaj mbyll.

5’ GOOOOOOOL BYLISI 1-0/ Krosim nga goditja e këndit, dhe me kokë shënon Jurgen Goxhaj. Nuk feston ish-mbrojtësi i bardhebluve.

4’ Goditja e parë nga këndi për ekipin e Dovedan.

3’ Në sulm vendasit, që kërkojnë nga krahu i djathtë.

1′ Nis takimi

 

 

Related posts

DËMTIME, RIKUPERIME DHE RREZIK KARTONËSH/ Ja gjendja e grupit të Tiranës përpara sfidës ndaj Kastriotit…

Delo.autor

SHQIPËRI-ITALI/ Tare largohet pas 1 minute lojë, Ja arsyeja

Delo.autor

Pas Klose, Hoeness kërkon të afrojë një tjetër ish-lojtar te Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment