Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Luftëtari. Rezultati 4-1

Kukësi dhe Luftëtari luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë Superiore.

Teksa gjendet në presion dhe në një krizë rezultatesh, trajneri Shpëtim Duro vjen me skemën 3-5-2 ndaj gjirokastritëve, në ndeshjen që luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës.

Nga ana tjetër, në nevojë për pikë është edhe Luftëtari. Trajneri Marantas kërkon të provojë gjithçka, dhe me Filin në majën e sulmit kërkon të marrë më të mirën nga kjo transfertë e vështirë.

 

13:00 | Kukësi-Luftëtari

LIVE | Kukësi-Luftëtari 4-1

Ethemi 2′, Shkurtaj 26′ , Rroca 51′  

KOMENTI LIVE:

51′ GOOOL KUKËSI 3-0/ Vjen edhe goli i tretë në “Roza Haxhiu”! Shënon nga pika e bardhë e penalltisë mesfushori Eduart Rroca, i cili shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai! 

46′ Zëvendësim edhe te Luftëtari, largohet nga loja Hyseni, vendin e tij e zë sulmuesi Oshafi!

46′ Zëvendësim i parë te Kukësi. Largohet nga loja, autori i golit të parë, Ethemi, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Pranë golit Luftëtari me Filin, i cili provon me një gjuajtje diagonale nga jashtë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.  Mundësi e artë!

41′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin me Rrocën, por kontrollon portieri Qyrani.

40′ Goditje dënimi për Luftëtarin, provon Fili nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës!

37′ Kukësi kërkon të shënojë golin e tretë, pas një harkimi nga krahu i djathtë, i Gavazajt, topi është larguar nga mbrojtësit gjirokastritë me vështirësi!

28′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë! Largohet nga fusha i dëmtuar Andi Renja, vendin e tij e zë Çela.

26′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Shënojnë sërish verilindorët me anë të Shkurtajt, i cili pas një kombinimi mjaft të bukur me Abazajn, nuk fal duke dyfishuar shifrat! 

22′ Fili rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kola, protestojnë futbollistët gjirokastritë!

21′ Pranë golit të dytë Kukësi, pas harkimit të Gavazajt, Shkurtaj provon me një goditje në formë kthese, por jashtë kuadratit.

19′ Shënon Luftëtari me anë të Filit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të kapitenit Rapo.

11′ Momente paniku në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, Renja bie keq pas një dyluftimi me Shkurtajn, është dashur ndërhyrja e mjekëve të skuadrës, për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit, i cili ka dalë disa minuta jashtë fushës.

5′ Luftëtari provon të rrezikojë me anë të një goditje nga këndi, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Kukësit.

2′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet menjëherë sfida! Pas një kombinimi të bukur mes Rrocës dhe Shkurtaj, ky i fundit ka servirur për Ethemin që me portën e boshatisur ka gjetur rrugën e rrjetës! 

1′ Ka nisur sfida!

 

FORMACIONET

KUKËSI (3-5-2): Xhika, Ethemi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

bandicam 2019-10-23 12-19-22-430

LUFTËTARI (4-2-3-1): Qyrani, Renja, Lala, Demo, Qato, Açka, Hyseni, Dushkaj, Dragoshi, Rapo, Fili. Trajner: Jorgos Marantas

bandicam 2019-10-23 12-23-57-133

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Reanto Mala, Erjon Bastari

 

 

Related posts

PËRSE JO? Mane i përgjigjet Guardiolës: Do të simuloj përsëri për të fituar penallti

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ANGLEZ/ Futbollisti shqiptar shënon golin e parë në Premier League me Leeds (VIDEO)

Delo.autor

Transferimi i Ronaldos te Juventusi, shikoni formacionin e frikshëm të bardhezinjëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment