Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Vllaznia. Nis pjesa e dytë

Po luhet në Vlorës, sfida mes vendasasve të Flamurtarit dhe Vllaznisë. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje nga humbjet. Shkodranët u mposhtën në shtëpi ndaj Partizanit, ndërkohë që Flamurtari humbi minimalisht ndaj Teutës.

Në 8 javë kampionat Vllaznia e Mirsad Jonuz ka arritur të sigurojë 12 pikë, ndërkohë që vlonjatët e Sadedinit vetëm 2 pikë.

Në përballjen e sotme, futbollistët shkodranë që aktivizohen te Flamurtari do të kërkojnë një llojë hakmarrje virtuale ndaj ish-skuadrës së tyre, e cila i largoi. Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme që kishin në dispozicion.

LIVE: FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-1

Sukaj 34′ / Kruja 32′ 

KOMENTI LIVE: 

48′ Shkodranët hidhen në sulm në kërkim të golit të dytë! Mbrohen mirë futbollistët vlonjatë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44′ Flamurtari me 10 lojtarë, mbrojtësi Deliaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë! Gjyqtari Beqiraj nuk e fal!

38′ Pranë golit të dytë Flamurtari me Ribajn, i cili provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

35′ Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

34′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Zgjat vetëm 2 minuta festa e shkodranëve, Sukaj realizon golin e barazimit! Aksion i shpejtë me kombinime i vlonjatëve, gjuajtje e Hoxhajt që shkon drejt portës e aty është Sukaj i cili e shtyn në rrjetë e më pas nuk feston. 

32′ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kruja kalon në avantazh shkodranë! Pas një depërtimi të Gligorov, ky i fundit shërben për Krujën që me portë të boshatisur nuk fal! 

30′ Lika provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

27′ Ndizet disi sfida, vlonjatët provojnë të shënojnë! Gocaj lëshon një predhë nga distanca, gjuajtja shkon mbi kuadrat!

23′ Pranë golit Vllaznia! Zogaj depërton bukur nga e djathta, provon të shërbejë për Shtubinës brenda zonës, por nuk arrin të devijojë futbollisti shkodran.

16′ Ribaj provon nga distanca, por topi shkon mbi kaudrat.

15′ Minuta të qeta, skuadra qarkullojnë topin në mesfushë, shkodranët shfaqen më kërkues!

10’ Harkim nga e djathta e sulmit të Vllaznisë, topi shkon në zonë ku Moçka del dhe kontrollon qetësisht.

5′ Rast i rrezikshëm në portën e Vllaznisë, pas krosimit nga e majta, gjuan Zeqaj me kokë, por kontrollon portieri Sherri.

3′ Shkodranët pretendojnë për 11-metërsh, pas rrëzimit të Zogajt brenda zonës, por ndërhyrja e Gocajt ishte mëse e rregullt.

2′ Vllaznia e nis në sulm ndeshjen! Lika harkon nga e djathta, del Moçka, i cili grushton, provojnë sërish shkodranët, por jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

Dëshira e Paulo Dybalës: Riktheni shokun tim te Juventus…

Sadik.Autor

KUPA E BOTËS/ Brazili shënon golin e parë ndaj Kosta Rikës

Sadik.Autor

ALARM TEK TIRANA PARA NISJES SË KAMPIONATIT/ Çelhaka lë gropë të madhe në mesfushë. Egbo ndryshon skemën

Delo.autor

Leave a Comment