Futboll Kategoria Superiore Sport

“PENALLTIA E PARË QË HUMBAS NË KARRIERË”/ Flet mesfushori Batha: Thjesht rrëshqita, kam nostalgji për…

Idriz Batha, gjirokastriti që luan për ngjyrat e Tiranës këtë sezon, pati mundësinë e kalimit në avantazh të bardhebluve në minutën e 25-të nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk ia doli. Për 27-vjeçarin Batha është 11- metërshi i parë i humbur në karrierë.

“Thjesht rrëshqita në momentin kur mora shpejtësi për të goditur topin. Është penalltia e parë që humb në karrierën time si lojtar dhe natyrisht që s’ndihem mirë.

Unë në fushë në çdo moment jam karakter që kërkoj të bëj më të mirën dhe asgjë më shumë. Nuk dal nga vetja. T’i shënoja Luftëtarit? Pse jo, Luftëtarit dhe çdo skuadre tjetër. Unë kam lindur në Gjirokastër, kam nostalgji për Luftëtarin. Me futbollin kam lidhur karrierën sportive dhe mendoj vetëm për këtë pjesë”, tha Batha.

Related posts

“ABISSNET SUPERIORE”/ Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në Superiore

F.autor

“LUFTA” NË MILAN/ Gattuso sqarohet me Bakayokon: Nuk mbaj mëri pas…

F.autor

MERKATO E VERËS/ Allegri nuk humbet kohë, dëshiron me çdo kusht tek Juventus yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Leave a Comment