Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Partizani. Mbyllet pjesa e parë

Vllaznia dhe Partizani luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e tetë në Kategorinë Superiore.

Një klasike e futbollit shqiptar, pritet me shumë entuziazëm nga publiku shkodran në “Loro Boriçi”. Vllaznia e Jonuz vjen nga dy fitore ndeshjet e fundit, dhe atmosfera është mjaft e mirë, dhe ndaj kampionëve kërkohet sërish një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, ekipi i Lerdës vjen nga një barazim me Teutën në shtëpi ndeshjen e fundit, dhe transferta e Shkodrës është mjaft delikate, edhe pse në grup besohet për një triumf ndaj Vllaznisë. Ndërkohë, për këtë takim Lerda, ka zgjedhur që Jasir Asani ta nisë nga stoli.

 

LIVE | Vllaznia-Partizani 1-1

GOLAT:  Krymi 18′ / Kordeiro 14′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia-Partizani 1-1

46’ Trashi futet brenda zone nga e majtë, godet me këmbën e djathtë, por mbyllet nga mbrojtja.

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Telushi rrëshqet duke i marrë topin Gurishtës, dhe i merr topin, ndërkohë që fiton edhe një faull.

43’ Solomon kërkon të nisë Brojën, por nuk merren vesh me njëri-tjetrin, dhe ia dorëzojnë topin Sherrit.

38’ Në një top të gjatë kërkohet Mala në të djathtë, dhe mbrojtësi ul për Çinarit. Shkodrani e devijon, por i lehtë topi që shkon drejt Sherrit.

36’ Krymi ndëshkohet me kartonin e verdhë, për një faull ndaj Kordeiros.

31’ Broja shkakton faull ndaj Hygor, dhe shkodranët kërkojnë të dytin e verdhë ndaj mesfushorit, por nuk është i këtij mendimi arbitri Koçi.

30’ Solomon avancon i vetëm drejt portës së Vllaznisë, e mbron topin, por goditja devijohet dhe merr një goditje këndi.

28’ Ramadani kërkon të nisë Shtubinën, por mbyll mbrojtja e kuqe.

22’ Broja bën faull në mesfushë ndaj Ramadanit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë nga kryesori Andi Koçi.

21’ Vazhdon në sulm Vllaznia, teksa insiston në krahun e djathtë të sulmit.

18’ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Barazohet menjëherë rezultati. Lika provon me një të majtë nga hyrja e zonës, dhe Hoxhës i mbetet aty topi. Krymi ndjek aksionin, dhe tund rrjetën.

14’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohen shifrat në Shkodër. Pas një goditje nga jashtë zone e Çinarit, Sherri i pasigurt i ikën topi, dhe aksionin e ndjek Kordeiro, që çon topin në fundin e rrjetës.

13’ Çinari kërkon të nisë Malën në të djathtë, por Shtubina kthehet dhe e shoqëron topin jashtë vijës anësore.

10’ Trashi provon me të majtën direkt nga goditja e dënimit, por Sherri i sigurt ndal gjithçka.

9’ Karton i verdhë për Markun, pas një faulli në hyrje të zonës ndaj Çinarit.

5’ Kërkon të niset Vllaznia, por me faull thotë arbitri kryesor dhe topi sërish për të kuqtë.

4’ Solomon kërkohet nga një top i gjatë, por Sherri del dhe kontrollon topin.

3’ Trashi mbron mirë topin në cepin e majtë të mbrojtjes, dhe fiton faull ndaj Gurishtës.

2’ Top i gjatë për Shtubinën, por mbyll Boldor.

1′ Nis takimi në Shkodër.

1 minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të FSHF, Miço Papadhopuli, të ndarë nga jeta gjatë kësaj jave.

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz. bandicam 2019-10-19 16-44-43-394

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kote, Kordeiro, Çinari, Solomon.  Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-10-19 16-45-19-754

PANORAMASPORT.AL

Related posts

E DUAN ME PATJETËR NË EKIP/ PSG-ja duhet t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro për sulmuesin francez

F.autor

Pas Liverpool, një tjetër klub gjigant kërkon Oblak

Sadik.Autor

Turi 75-të Çiklistik, 805km për të shpallur kampionin

Sadik.Autor

Leave a Comment