Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Kukësi. Mbyllet pjesa e parë

Do të luhet në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Kukësit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas triumfit 2-0 ndaj Luftëtarit, ndërkohë që verilindorët e Duros, u mposhtën në “Elbasan Arena” nga Vllaznia, 1-2.

Në përballjen e sotme, vendasit vijnë me një formacion të cunguar. Bie në sy arnimi në mbrojtje, si dhe mungesa e Muzakës në mesfushë.

Nga ana tjetër, mesfushori Limaj, i cili ishte në dyshim, ka arritur tia dalë duke qenë titullar, ndërkohë që portën trajneri Duro ia ka besuar sërish Xhikës.

FORMACIONET ZYRTARE:

LIVE| SKËNDERBEU-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mesfushori Vesel Limaj, për faull në mesfushë ndaj Gripshit.

43′ Ndeki dhuron spektakël në zonën e Kukësit, por largon në fund Teqja në këndore.

35′ Mundësi ideale shënimi për Skënderbeun! Gripshi harkon për Pollozhanin, i cili gjuan me kokë, por vendimtare ndërhyrja e Xhikës, që largon topin në këndore.

33′ Super-kombinim mes Kitanovskit dhe Shkurtajt, por arrin të kontrollojë Enea Koliçi!

30′ Bregu provon të rrezikojë nga goditja e dënimit, por largojnë futbollistët e Kukësit!

29′ Teqja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Taipit, ndëshkohet me karton të verdhë!

23′ Taipi provon ta befasoj Xhikën, me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

18’ Kukësi qarkullon topin, Abazaj ai që tenton një goditje nga distanca por jashtë kuadratit.

14′ Depërtim i Krasniqit brenda zonë, ndërhyn mbrojtësi Teqja, sulmuesi i Skënderbeut pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij vendimi gjyqtari Meta!

13′ Goditje këndi për Kukësin, provon Kitanovski me kokë, por topi shkon mbi traun e Koliçit.

8′ Gabimi i portierit Xhika, i cili e lëshon topin dhe e kap sërish me dorë! Goditje me dy pasime për Skënderbeun. Provon Bregu, por jashtë kuadratit!

6’ Goditje nga këndi në favor të Kukësit, aty ku kroson Gavazaj megjithatë largojnë vendasit.

2′ Skënderbeu gjen rrugën e rrjetës me anë të Meksit. Goli anulohet për pozicion jashtë loje! I dyshimtë vendimi i gjyqtarit!

1′ Ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të ish-presidentit të FSHF-së, Miço Papadhopuli!

SKËNDERBEU: Koliçi, Dita, Pollozhani, Meksi, Pëllumbi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-10-19 16-37-27-505

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Limaj, Musolli, Ethemi, Gazavaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-10-19 16-37-59-453

PANORAMASPORT.AL

Related posts

EMOCIONE/ Del VIDEO. Momenti që e shpalli kampion bote Krasniqin

F.autor

MANCHESTER UNITED-EVERTON/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren për të barazuar me pikë liderin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Sowe kërkohet nga ekipi i njohur turk, ka vetëm një kusht që të qëndrojë te Skënderbeu

Sadik.Autor

Leave a Comment