Futboll Sport

“LUAJ MË SHPEJT, VRAPO…”/ Mbrojtësi turpëron keq trajnerin e Partizanit: Mos na çaj trap*n se si shumë të kemi duruar

Sërish sherr te Partizani dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh gjatë këtij sezoni. Rasti më i fundit ka ndodhur dje, gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Pepa” në Elbasan, shkruan “Panorama Sport”.

Trajneri Lerda kapet me mbrojtësin, Hakaj dhe e përzë nga stërvitja, ndërkohë që ky i fundit lëshon një lumë të sharash ndaj teknikut.

Kur skuadra ishte duke zhvilluar një lojë midis tyre, pasi kishin kaluar pak minuta nga testi brenda grupit, tekniku italian nxjerr nga loja Hakajn, ndërsa ky i fundit nuk mban më nervat dhe shfryn dufin, i cili me sa duket ka qenë i akumuluar që më parë, duke parë edhe rrjedhjen e ngjarjeve.

DEBATI I PLOTË MES LERDËS DHE HAKAJT

Pasi Lerda e nxori Hakajn nga loja nis edhe dialogu në  distancë midis tyre, i cili edhe mund të përfundonte në përplasje nëse do ishin afër njëritjetrit dhe po të mos ndërhynte stafi. “Panorama Sport” më poshtë jep të zbardhur dialogun mes trajnerit dhe lojtarit. (Dialogu kryhet pasi trajneri kishte nxjerrë nga loja Hakajn dhe ky i fundit po dilte me ngadalë nga fusha).

Lerda: “Luaj më shpejt, vrapo, mos ec!”

Hakaj: “Mos na çaj t…”.

Lerda: “S’prish punë, se e shohim te rroga kur të marrësh gjobë”. (Duke e theksuar edhe me gjeste çështjen e gjobës).

Hakaj: “Mos më fol më, mbylle gojën, se si shumë të kemi dururar.

Related posts

ÇFARË EKIPI ËNDRRASH! Zbulohen katër dëshirat e Manchester Unitedit në merkaton e verës

Delo.autor

PRITJE E “ÇMENDUR”/ Shikoni si portieri Courtois shpëton Realin nga goli i sigurt (VIDEO)

Delo.autor

NUK U AKTIVIZUA NDAJ NAPOLIT/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Theo Hernandez tek Milan…

Delo.autor

Leave a Comment