Futboll Sport

LUKAKU REKORDMEN/ Më mirë se Ronaldo dhe Mesi me kombëtaret

Njëzet e gjashtë vjeç, katër muaj dhe njëzet e tetë ditë. Në këtë moshë, të enjten në mbrëmje, Romelu Lukaku preku kuotën 50 gola me fanellën e Belgjikës (i pari në histori që e realizon) duke firmosur rrjetën e parë nga dy personalët e realizuar në ndeshjen e fituar 9-0 kundër San Marinos.

Sulmuesi i Interit ka arritur këtë shifër me përfaqësuesen e tij, duke kaluar në terma shpejtësie lojtarë të kalibrit të Lionel Mesit (28 vjeç, 5 muaj e 9 ditë), Kristiano Ronaldos (29 vjeç, 4 muaj e 21 ditë) dhe Zllatan Ibrahimoviçit (32 vjeç, 11 muaj e 1 ditë). Më mirë se lojtari zikaltër ka mundur të bëjë vetëm Nejmar me Brazilin.

SULMUES TOTAL

Lukaku i vërtetë nuk është parë akoma, megjithatë Antonio Konte mund të buzëqeshë sërish. Pas Juves, trajneri i Interit u shpreh: “Duhet të stërvitet, sepse ka nevojë të jetë në formë optimale: shpresojmë të kalojë gjithë problemet fizike”. Dhe me siguri dopieta e shënuar mbrëmjen e së enjtes (plus një asist) brenda 76 minutash në fitoren 9-0 kundër San Marinos dhe kualifikimi i paraprirë për Europianin 2020 me Belgjikën e tij janë një injektim i mirë force dhe besimi, edhe në optikën e klubit.

Numri 9, kryegolashënues i të gjitha kohërave me kombëtaren, kërkonte golin numër 50 dhe për shifrën e plotë u paraqitën edhe flamuj celebrativë me fytyrën e tij në stadiumin “Mbreti Baldovino” të Brukselit. Tani që është ngjitur në kuotën 51 gola dhe ka bërë pjesën e tij, duke i dhuruar edhe 5.000 bileta për ndeshjen e radhës së Belgjikës dy shoqatave bamirëse dhe një grupi tifozësh të përfaqësueses, mund të mendojë vetëm për Interin.

sca

JO VETËM GOLA

Pikërisht siç shpreson Konte. Trajneri i Interit, kur zgjodhi Lukakun si pasues të Mauro Ikardit, mendonte për një sulmues të fortë fizikisht, që të kishte një kurrikulum të pasur me gola, të krijonte hapësira, të punonte shumë për skuadrën. Dhe deri tani, pavarësisht se larg rendimentit të duhur, qendërsulmuesi belg ka shfaqur një pjesë të asaj çfarë mund të bëjë.

Sigurisht, mbrëmja jo e lumtur kundër Juves ka rizgjuar disa besnikë të Mauritos (i cili kampionëve të Italisë u ka shënuar me vazhdimësi), por Romelu edhe kur nuk shënon arrin të japë diçka. 3 golat në kampionat ngjasojnë me një antipastë, por një tjetër statistikë e 7 javëve të para në Serinë A tregon rolin e vërtetë: është i vetmi sulmues në 10 vendet e para të klasifikimit për topa të rikuperuar, renditet i shtati në kuotën 95. Pra, dobishmëria për skuadrën nuk është në diskutim.

Related posts

NDESHJA ME FRANCËN/ Keidi Bare ngre shpresat e KUQEZINJVE: Kurrë mos u… (FOTO)

Delo.autor

Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në historinë e La Ligas

Sadik.Autor

“KEMI PËRDORUR STRATEGJITË TONA”/ Flet trajneri Egbo pas fitores: Çunat dhanë maksimumin, duhet…

Delo.autor

Leave a Comment