Futboll Seria A Sport

MILAN-LECCE/ Tekniku Piol do të debutojë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani do të presë sot në “San Siro” Leçen, në një sfidë ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Në këtë ndeshje do të debutojë edhe tekniku i ri i “Djallit”, Stefano Pioli, i cili mori vendin e të larguarit, Marko Xhampaolo. Ky debutim i teknikut italian përkon edhe me ditëlindjen e tij, dhe dhurata më e mirë që ai do të kërkonte nga skuadra e tij, do të ishte një fitore në shtëpi përpara tifozëve të tij.

Situata në kampin kuqezi nuk është aspak e mirë, teksa në 7 ndeshje të zhvilluara deri tani kanë marrë vetëm 9 pikë. Kjo ka sjellë edhe irritimin e tifozëve, të cilët kanë dalë kundër klubit për vendimet e marra. Balotazhet për tu aktivizuar titullar në këtë ndeshje, ishin Leao-Piontek për majën e sulmit dhe Çalhanoglu-Rebiç për krahun e djathtë në sulm.

Formacionet Zyrtare:

OFICIAL

Milan: Donaruma, Konti, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Paketa, Bilja, Kesi, Çalhanoglu, Leao, Suso. Trajner: Stefano Pioli.

Lecce: Gabriel, Mesarielo, Kalderoni, Rosetini, Lucioni, Taksidhis, Majer, Mankosu, Tabaneli, Falco, Babakar. Trajner: Fabio Liverani.

Related posts

E ZBULON STUDIMI FINANCIAR/ Barcelona bëhet klubi i parë në botë për këtë gjë

Delo.autor

SITUATA E KOMPLIKUAR/ Agjenti i Dakut tregon si qëndron e vërteta për kalimin te Zeniti

F.autor

RONALDO FESTON 35-VJETORIN/ Florentino Perez: Urime lojtarit më të mirë në botë!

Delo.autor

Leave a Comment