Futboll Seria A Sport

MILAN MERR LAJMIN E MIRË/ Bashkohet me ekipin në stërvitje pas dëmtimit mbrojtësi…

Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, Matia Kaldara ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij, teksa ditën e sotme është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje.

Nga ora 15:00, trajneri i ri Stefano Pioli ka nisur stërvitjen e parë me Milanin, teksa ka marrë edhe një lajm të mirë siç është rikthimi i Kaldarës.

Italiani nuk luan një ndeshje për kuqezinjtë që nga prilli i këtij viti, pasi u dëmtua në ndeshjen kundër Lacios në Kupën e Italisë. Pas 6 muajve errësirë, mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe është rikthyer në stërvitje.

“Djalli” nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, ndërkohë që kjo solli edhe shkarkimin e Xhampaolos dhe, rikthimi i Kaldarës pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Milanin, në ndeshjet e ardhshme.

Related posts

Milan po i mendon të dy skenarët, por Europa League e bën super

Sadik.Autor

GETAFE-REAL MADRID/ Zidane rrezikon shumë me skuadrën surprizë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DAKU RINOVIM ME RUBIN KAZAN/ Kontratë ‘sheikësh’ për sulmuesin kuqezi! Klauzola e veçantë

F.autor

Leave a Comment