Futboll Seria A Sport

MILANI NË KËRKIM TË TRAJNERIT/ Spalletti merr vendimin e tij, ndërsa Gatusso…

Milani ka bërë nisjen më të keqe në 81 vitet e fundit, duke humbur 4 nga gjashtë sfidat e para dhe fituar 2 në Serie A.

Me gjashtë pikë nga 18 të mundshme, situata për trajnerin aktual Marco Giampaolo është shumë e keqe dhe shkarkimi duket se do jetë çështje ditësh teksa po pritet edhe rezultati në ndeshjen e radhës që është kundër Genoas ditën e nesërme.

Këtë takim do të keni mundësinë që ta ndiqni në platformën Digitalb.

Klubi kuqezi ka nisur kërkimet për trajnerin e ri, dhe alternativat më të mundshme janë dy: Ish-tekniku i Interit, që është akoma nën kontratë me klubin ‘zikaltër’ Lucciano Spalletti dhe Genaro Gattuso, i cili ishte vitin e kaluar në drejtim të Milan dhe vetëm 1 pikë e ndau nga grupet e Champions League.

Spalletti ka folur në lidhje me një trasferim të mundshëm duke u shprehur:

“Janë gjepura, unë kam një kontratë me Interin. Lëreni Giampaolon që të punojë, ai është një yll në rritje në futbollin italian. Unë jam jashtë futbollit sepse (Inter) më nxorri jashtë.

Ju duhet të vini me mua që të mbledhim ca rrush, dhe do keni më shumë kallo në duar”, përfundoi tekniku.

Il Corriere shkruan se alternativa e vetme në rast shkarkimi mbetet Gattuso, i cili akoma nuk ka dhënë një prononcim.

Related posts

“KUSH ËSHTË I RADHËS?” Tirana bën postimin enigmatik dhe çon në delir tifozët “bardheblu” (FOTO)

Delo.autor

ZEMËROHET ME STOLIN SPARTAK MOSKA/ Trajneri Spalletti: Ata na tallën, ja pse i shkova… (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Liverpool nuk ndalet, por as Manchester City nuk do të dorëzohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment