Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madridi e shkatërron Leganesin, i afrohet Barçës në vetëm një pikë

Real Madridi e ka shkatërruar 5:0 Leganesin, duke e vazhduar presionin ndaj liderit të La Ligës dhe rivalit të përjetshëm, Barcelonës.

Rodrygo Goes, Toni Kroos, Sergio Ramos, Karim Benzema dhe Luka Jovic shënuan nga një herë në fitoren e thellë të skuadrës së Zinedine Zidane të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Pas kësaj fitore, e gjashta në 10 ndeshje, Real Madridi i grumbullon 21 pikë në vendin e dytë në renditjen e La Ligës, një më pak se lideri Barcelona.

Los Blancos, që pushuan në fundjavë pasi derbi El Clasico u shty për shkaqe siguri, po vinin nga një humbje tronditëse ndaj Mallorca në lojën e kaluar në ligë.

Në ndeshjen e ardhshme, Madridi e pret Betisin në Santiago Bernabeu.

Related posts

Luan në Izrael/ Ahmedi këshillon Shqipërinë: Kujdes nga Dabbur, mbrojtja pika e dobët e vendasve

Isa.Autor

Milani aktiv në merkaton e verës, synon dy emra të mëdhenjë

Sadik.Autor

NDRYSHIME NË LIGËN E KOMBEVE/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet mbrojtësi Adrian Bajrami

F.autor

Leave a Comment