Breaking News Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Dhurata e mbrojtjes moldave, Cikalleshi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Ka gjithmonë motive dhe stimuj për të luajtur një ndeshje futbolli, pavarësisht se objektivi maksimal për t’u kualifikuar në Europianin 2020 u venit pas humbjes së Shqipërisë në Turqi.

Kjo nuk do të thotë se futbollistët e Kombëtares duhet të humbasin motivimin, apo përqendrimin. Kanë për detyrë që në çdo sfidë të zbresin për të dhënë maksimumin dhe për të fituar.

Por për çfarë luan sot ekipi kombëtar kundër Moldavisë? Sigurisht që luan për ta fituar këtë ndeshje, sepse në futboll secili dëshiron të fitojë. Nuk ka rëndësi për çfarë ndeshjeje bëhet fjalë. Edhe kur luan me miqtë në futboll amator, të gjithë kërkojnë fitore.

Edi Reja sigurisht që luan edhe për një arsye të rëndësishme, për të arritur rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare për eliminatoret e Botërorit. Në nëntor do të bëhet bilanci i punës së tij dhe në rast se e mbyll në vendin e tretë, sigurisht që ka shumë shanse për të qenë ai timonieri i Shqipërisë edhe për dy vitet e ardhshme.

Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë, teksa nuk mungojnë surprizat. Risi është aktivizimi i futbollistit të Partizanit, Lorenc Trashi nga minuta e parë, ndërkohë që shiritin e kapitenit do e mbajë Abrashi.

Në minutën e 22 zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh Kombëtaren e Rejës, pas një gafe në mbrojtje të moldavëve!

Related posts

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË KRYER/ Inter heq dorë përfundimisht nga Icardi, ja arsyeja

Delo.autor

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ “Zikaltërit” bëjnë llogaritë, hapi i parë drejt kualifikimit dhe 20 milionëve

Delo.autor

SKANDAL/ Akuza për ngacmim seksual, 20 vjeçarja denoncon futbollistin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment