Futboll Seria A Sport

33 GOLA NË 45 NDESHJE/ Interi arrin marrëveshjen me sulmuesin e klubit brazilian…

Gabriel Barbosa prej janarit të këtij viti, luan i huazuar nga Interi te klubi brazilian i Flamengos.

Me kuqezinjtë Gabigol ka zhvilluar paraqitje shumë të mira, teksa në 45 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 33 gola. Falë paraqitjeve të mira që po zhvillon lojtari, klubi brazilian dëshiron ta marrë përfundimit kartonin e lojtarit, dhe kanë nisur bisedimet me drejtuesit zikaltër.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për shitjen përfundimtare të lojtarit te Flamengo, për shifrën e 18 milionë eurove, plus një 20% të shumës do të kalojnë te italianët, në rast të një shitje të lojtarit.

Gabigol

Megjithatë tani mungon vetëm miratimi i lojtarit, i cili nuk e ka dhënë akoma përgjigjen e tij të fundit. 23-vjeçari nuk ka arritur ende një marrëveshje për kontratën e re, teksa kërkon 5 milionë euro në sezon, ndërkohë që tani merr 3 milionë euro.

Related posts

U SHPALL KAMPION I SHQIPËRISË/ Në FSHF nuk e dinë ende për Partizanin (FOTO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA”/ Tenistja Shuai akuzon ish liderin e lartë të Partisë Komuniste për abuzim SEKSUAL

Delo.autor

MONACO-PSG/ Pasim fantasitk nga Di Maria. Mbappe djeg mbrojtjen dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment