Futboll Sport

NDËRTON DY SKUADRA/ Reja i jep dorën e fundit përgatitjeve, gjithçka e hapur për formacionin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në ditën e fundit sa i përket formacionit titullar me të cilin do të përballojë sfidën me Moldavinë.

Trajneri pranoi në konferencën për shtyp se nëse ishte e mundur, do të përballonte duelin me të njëjtin grup lojtarësh me të cilin zbriti në fushë ndaj Turqisë.

Por për të parë gjendjen e futbollistëve, ai nuk zhvilloi stërvitjen e zakonshme të ekipit të parë kundër ekipit të dytë.

Ai ndau lojtarët në dy skuadrat të përziera në krahasim me atë që pritet të jenë repartet për takimin e nesërm duke mos dhënë sinjale as për zëvendësime  të mundshme në mesfushë, që është reparti i cili mund të pësojë të tilla.

Skuadra e  parë përbëhej nga  Strakosha, Dermaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Bare, Selmani, Seferi dhe Çikalleshi.

Ndërsa skuadra e dytë nga Berisha, Kumbulla, Mihaj, Memolla, Lenjani, Roshi, Ramadani, Qose, Abrashi, Manaj dhe Balaj.

Memushaj ishte “xholi” i mesfushës që bëhej pjesë e njërit ekip apo tjetrit, ndërsa trajneri vazhdimisht jepte udhëzime për lëvizjet e lojtarëve të veçantë apo reparteve.

Një stërvitje për të parë reagimin e lojtarëve pas një ndeshje të lodhshme si ajo me Turqinë, e për të kuptuar më mirë se kush mund të jetë në formën e duhur për të luajtur ndaj moldavëve, vendim që do ta marrë vetëm në ditën e fundit.

Related posts

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Pas një asist nga Lemar, “El Pistolero” Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON IDHULLIN E DIKURSHËM/ Coman: Unë, Riberi i ardhshëm? Jo, jam vetvetja

Delo.autor

PUBLIKOHET “TOP 5” LISTA/ Nga Krespo tek Lukaku, ja blerjet më të kushtueshme të Interit…

Delo.autor

Leave a Comment