Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA PARTIZANI TEK TIRANA/ Kapiteni Lika i bën thirrje “FSHF”: Arbitrat na hoqën katër pikë…

Në Shkodër ndihen të masakruar prej gjykimit. Është Gilman Lika ai që bën “moviolën”, duke radhitur tri raste konkrete kur Vllaznisë i janë mohuar penallti. Dhe, si për koincidencë, që të gjitha ndeshjet janë luajtur në Shkodër dhe rezultati ka qenë barazim. Kapiteni kujton se me 11-metërshat e padhënë ndaj Tiranës, Luftëtarit dhe Partizanit, sot do të kishin të paktën 4 pikë më shumë dhe do të kryesonin të vetëm kampionatin.

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, 32-vjeçari i bën thirrje FSHF-së që të ndërhyjë. Nuk është kundër dënimit që morën për shishet e hedhura nga tifozët, por me habi kujton se kur arbitrat gabojnë, masa nuk merren kurrë.

Nuk kishte si të mos fliste edhe për gjendjen e ekipit, aq sa paralajmëron se humbja e fundit nuk do të rëndojë aspak në psikologjinë e lojtarëve.

Humbët me Partizanin për vetëm dy minuta. A ndien keqardhje Lika për formën si u mbyll ai takim?

Normalisht që nuk pritej. Po bënim shumë mirë deri në atë çast, por u ndëshkuam në fund. Të këtij mendimi janë edhe tifozët, kanë mbetur të kënaqur prej asaj që dhamë në fushë dhe mendojnë se minimalisht duhet që të kishim marrë një pikë.

Vllaznia pati pretendime për një 11-metërsh të mohuar. Tani që kanë kaluar disa ditë, si e keni parë atë rast?

Atë e kanë parë që të gjithë. Vllaznia është një nga skuadrat që është ndëshkuar më shumë nga gjykimet. Me Tiranën ishim 0-0 dhe nuk u dha një 11-metërsh. Kështu u vlerësua prej specialistëve, ishte i pastër. Me Luftëtarin, kur ishim gjithashtu 0-0, por na u mohua një tjetër penallti. Ndaj Partizanit shifrat ishin 1-1 dhe na mohohet një tjetër 11-metërsh. Më duket krejt absurde një gjë e tillë, pasi nëse do të jepeshin, mund të ndryshonte rrjedha e ndeshjeve. Ne na dënuan për hedhjet e shisheve ndaj Tiranës dhe nuk është se e quaj veprim normal atë që ndodhi, por kur gjyqtarët na mohojnë pikët, s’po dënon askush askënd. Unë jam i bindur se me ato penallti, do të ishim në të tjera pozita. Mendoj se mund të kishim më shumë pikë dhe një renditje tjetër.

vllaznia

Sa pikë më shumë mund të kishit në renditje, sipas llogarive tuaja?

Minimalisht mund të kishim 4 pikë më shumë, ndërsa maksimalisht 8. Në të dyja rastet do të ishim të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit. Pra, këto janë pikë që na janë mohuar vetëm nga gjykimet. Si për koincidencë, në të tria rastet luanim në Shkodër. Nuk mendoj se mund ti bëhet ndonjë skuadre tjetër në fushën e vet një gjë e tillë. Nuk po akuzojmë asnjëri, por kërkojmë vetëm drejtësi për mundin dhe djersën që po derdhim në stërvitje dhe në fushat e blerta.

Related posts

Në Durrës bëjnë gjyq, e pëson iraniani i Skënderbeut

Q.Autor

Chelsea dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për talentin e Watford-it

Q.Autor

MOTO GP/ Probleme me shikimin për kampionin e botës, Marquez vuan nga “diplopia”

Delo.autor

Leave a Comment