Futboll Sport

NDODH EDHE KJO NË ITALI/ Hajdutët vjedhin në qendrën stërvitore të Interit

Qendra stërvitore e Interit ka qenë në qendër të një sulmi nga hajdutët.

Ditët e fundit, e gjithë zona ku ndodhet ajo ka pasur probleme të tilla dhe janë raportuar mbi 20 raste vjedhjeje.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, në shtëpinë zikaltër janë vjedhur korrëset e barit, pjesë të tjera që shërbejnë për mirëmbajtjen e fushës dhe ekspresi i kafes.

Hajdutët në fakt kanë përdorur një pjesë të qendrës stërvitore, e cila nuk frekuentohej shpesh dhe aty ishin vendosur veglat e mirëmbajtjes së fushës.

Related posts

ANALIZA NGA ANTONIO CONTE/ Italia e meritoi finalen, pa frikë kundër Anglisë

Delo.autor

FILLIMI I REVOLUCIONIT TEK JUVENTUS/ Pirlo: ja kush qëndron dhe kush largohet

Delo.autor

Krahu duket mirë/ Salah mund të zbresë në fushë që të premten (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment