Shqipëri Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi. Rezultati 0-1

Luhet duke filluar nga ora 17:00, ndeshja mes Tiranës dhe Laçit, e vlefshme për javën e 34-t në Kategorinë Superiore. Ajo e sotmja është një ndeshej e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të vazhduar më tej, për arritjen e objektivave.

Bardheblutë mbajnë vendin e pestë me 54 pikë dhe në rast të një fitoreje, do shkon në kuotën e 57 pikëve, aq sa Laçi i vendit të tretë dhe do afroheshin më një kualifikim për në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër, kurbinasit e Shpëtim Duros, ende nuk janë dorëzuar për titullin kampion, ndonëse Teutë kryesuese është 5 pikë larg, por duke ditur se kanë ndeshje direkte, do të kërkojnë të afrohen sa më shumë.

Për sa i përket formacioneve, te Laçi ka vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit, Zulfiu është ulur në stol dhe në vendin e tij luan Albion Marku. Ndërkohë te Tirana, rikthehet titullar Çelhaka, ndërsa mungon Torasa, vendin e të cilit e merr Halili.

 

LIVE/ Tirana – Laçi 0-1

KOMENTI LIVE:

72’ Harmon e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen, teksa largohet me barelë nga fusha, duke i lënë vendin Zulfiut.

69’ Zëverndësimi i tretë te Tirana. Shehi largon një mbrojtës si Vangjeli, për një sulmues si Kale.

66’ GOOOOL LAÇI 0-1/ Supergol i Mentor Mazrekajn, i cili me një ekzekutim perfekt nga goditja e këndit, arrin të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

54’ Rasti më i mirë i ndeshjes! Mazrekaj provon më një gjuajtje të shkëlqyer, me Bekajn të mposhtur, duhet ndërhyrja e Hoxhallarit i cili largon me kokë mbi vijën fatale.

53’ Tenton Lushkja me një gjuajtje nga jashtë zone, por është shumë e dobët dhe kontrollon pa probleme Bekaj.

49’ Tjetër zëvendësim te Tirana! Largohet Çelhaka, për t’i lënë vendin Tolit.

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshime te Tirana. Largohet nga fusha e lojës Halili, për t’i lënë vendin Gyamit.

Mbyllet pjesa e parë!

43’ Mundësi e mirë për Laçin, me Mazrekajn që jep një krosim në zonë për Harmon, ky i fundit gjuan me kokë, por pret Bekaj.

39’ Danso provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, i vëmendshëm Sherri i cili ndal pa probleme.

37’ Provon të rrezikojë Halili pas një kundërsulmi, por bllokohet në momentin e fundit. Futbollisti i Tiranës pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

36’ Kundërsulm i rrezikshëm i Laçit me Harmon, i cili niset në drejtim të portës kundërshtare, por Çalhaka ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Krosim i rrezikshëm i Hoxhallarit në zonë, provon të përfitojë Halili, por largon në goditje këndi Obanor.

33’ Protesta të trajnerit Duro ndaj arbitrit të ndeshjes. Gjithçka lidhet me një ndërhyrje të Harmon ndaj Hoxhallarit, e cila u akordua faull në mesfushë.

15’ Pranë golit Tirana me Ismajlgecin, i cili pas një topi të marrë nga Seferi gjuan me të majtën në zonë, por ndal Sherri.

10’ Pranë goli Laçi me Mustën, i cili provon nga goditja e dënimit me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

2’ Mundësi e mirë për Laçin, me Mazrekajn që provon një krosim në zonë nga goditja e dënimit, provon Harmon me kokë, por është në pozicion jashtë loje.

Starton sfida!

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

Eugert Zhupa bën “poker”, konfirmohet sërish për Xhiron e Italisë

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid piketon lojtarin e Napolit, ofron Modric për…

Delo.autor

Leave a Comment