Futboll La Liga Sport

“NË 2014 ISHA PRANË KALIMIT TEK INTER”/ Flet Mesfushori Casemiro: Ju tregoj kush më bindi për të mos shkuar…

Mesfushori brazilian i Realit të Madridit, Kasemiro, ka zbuluar një prapaskenë interesante të ndodhur në vitin 2014. 27-vjeçari tha se ishte pranë kalimit tek Interi në kampionatin italian.

“Kisha një mundësi për të shkuar tek Interi ose te Sevija”, tha lojtari. “Por Lopetegi më bindi që të transferohesha te Portoja. Mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të jetës sime”, u shpreh ai për “Movistar Deportes”.

Aktualisht ai është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij dhe Reali i Madridit e konsideron atë të pashitshëm. Kasemiro ka fituar katër Champions me Realin dhe një kampionat.

27-vjeçari është gjithashtu truri i kombëtares së Brazilit, me të cilin fitoi Kupën e Amerikës. Vlera aktuale e tij, sipas “Transfermakt”, afërsisht 60 milionë euro.

Related posts

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Jo vetëm Pogba, Juventus ofron yllin Dibala për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ofron 9.5 milionë euro për Conten skuadra e Serisë A…

Delo.autor

PESHON MUNGESA E KUMBULLËS/ Atalanta shënon pas një gafe në mbrojtje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment