Futboll Sport

ZBULON TË ARDHMEN/ Ish-lojtari i Milan-it nuk ka ndërmend të tërhiqet, në fushë edhe në moshën 40 vjeç

Diego Lopez, ish-portier edhe i Milan-it, nuk ka ndërmend të tërhiqet. Përkundrazi.

Sipas Sport, ai do ta vazhdojë aventurën e tij në portë edhe në moshën 40 vjeç. Nga sa mësoht, në fakt, duket se është aktivizuar klauzola e kontratës së tij për rinovimin automatik me Espanyol në fundin e këtij sezonit.

Portieri, i cili do të mbushë 40 vjeç në nëntor, do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm në Barcelona për sezonin e gjashtë me Espanyol, që aktualisht luan në Segunda Division dhe pritet të kthehet në La Liga sezonin e ardhshëm.

Diego Lopez ka qenë titullar edhe në fitoren e fundit 4-0 të skuadrës së tij kundër Las Palmas. Jo keq për ish-lojtarin e Milan-it, i cili ka luajtur të gjitha ndeshjet me klubin duke siguruar rinovimin automatik.

Në 36 ndeshjet e luajtura në kampionat, ai ka pësuar 23 gola.

Related posts

3,5 MILIONË EURO/ Njihuni me shtëpinë e re të Haaland, luks i paparë, ia blen…Pogba-s

F.autor

FOTO/ Ish-gjyqtari konfirmon rikthimin në FSHF, ja ndeshja

Q.Autor

Tension në Laç, Kamza mbetet me 10 lojtarë

Q.Autor

Leave a Comment