Futboll Seria A Sport

NGA STEFANO PIOL TEK “BOMBERI” PIATEK/ Rrëfehet Franck Kessie: Ja situata brenda klubit pas ndryshimeve tek Milan

Nga Xhampaolo tek Pioli, Milani është gati të rinisë aventurën në Seria A. Në një intervistë të gjatë për “Sportmediaset”, është Frenk Kesi që komenton ndryshimet e fundit tek “Djalli”, si dhe situatën brenda grupit.

STOLI – E mësova lajmin e ndërrimit të trajnerit teksa isha me kombëtaren. Ne jemi lojtarë, dhe kushdo që vjen në stafin teknik, ne japim maksimumin si profesionistë. Sipas meje, trajneri po fuste një sistem tjetër loje, por për të arritur atë që donte ai duhej pak kohë. Por, kur vesh fanellën e një klubi si Milani, nuk ka shumë kohë, sepse ka gjithmonë presion për gjithçka. Më vjen keq për Xhampaolon, sepse nuk kishte shumë kohë për atë që dëshironte ai.

PIOLI – Nuk kam punuar kurrë me të dhe tani e kam shansin. Duhet të shoh çfarë më kërkon trajneri në fushë. Jemi gati të japim më të mirën, dhe jemi të fuqishëm nga ana mendore. Gati për të rinisur sërish kampionatin dhe të japim më shumë. E nisëm keq dhe tani duhet të reagojmë. Jemi të vendosur me trajnerin e ri, por jemi gjithashtui edhe në mbështetje të Xhampaolos, thjesht nuk kishim kohë. Tani na mbetet të luftojmë deri në fund.

PENALLTITË – Trajneri ka thënë që penalltitë do i gjuajnë sulmuesit, për t’i dhënë atyre më shumë besim. Kur një sulmues ka disa ndeshje që nuk shënon, duhet të shënojë ndonjë gol që të përmirësohet.

ME PIONTEK – A ju ka thënë që e vdes me të qeshura? Unë shkoj mirë me të gjithë dhe bëj shaka me të gjithë në dhomat e zhveshjeve. Piontek është sulmues, dhe kur nuk shënon, normale që nuk është mirë. Tani është rikthyer dhe tani është i rikarikuar. Ndeshjet me Kombëtaret i kanë bërë mirë.

Related posts

PARTIZANI ENDE PA BOMBER/ Ja arsyeja pse po vonohet sulmuesi i ri

Delo.autor

STATISTIKAT/ Kukësi nuk fiton ndaj Partizanit prej 559 ditësh

Delo.autor

LEA KAMPOS, MISI I USHTRISË BRAZILIANE QË U BË GJYQTARE/ Historia e 77-vjeçares që fitoi mbi dhunën e meshkujve

Delo.autor

Leave a Comment