Futboll Kategoria Superiore Sport

“TEK TIRANA MUNGON QETËSIA”/ Flet trajneri Mema i bindur: Lojtarët i kam me vete, do flas me Halilin për…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u duk i zhgënjyer nga barazimi në minutat e fundit në Vlorë përballë Flamurtarit.

Në mikrofonin e “Supersport”, Mema deklaroi se ndoshta humbja në derbi ka lënë gjurmë për ekipin e tij, dhe tashmë skuadra nuk po gjen qetësi në fushën e lojës.

Çfarë i mungon ekipit të mbyllë ndeshjen?

I mungon qetësia dhe ndeshja e Partizanit ka lënë gjurmë në ekip. E administruam ndeshjen, falëm. Kishim çdo gjë në dorë, dhe mbaroi kështu si mbaroi.

Skuadra tërhiqet artificialisht kur kaloni në avantazh. Pse?

Goli i parë ishte faull, hera e parë që shkoi Vlora në sulm. Autogol nga Ngo. Ndërsa në minutat e fundit, ekipi i tërhoq poshtë sepse ishin minutat e fundit. Por, duhet të bësh presion te topi, dhe jo të lësh kundërshtarin të krosojë pas shpinë.

Pse mungoi Hoxhallari? Pse u zëvendësua Lika? A e vështirëson pozitën tënde?

Lika pati një problem në shpinë, dhe u detyruam ta ndërronim. Të ndërrosh portierin, është si të djegësh një konstatim. Terapistët më thanë që duhej ndërruar. Për pjesën e Hoxhallarit, bëni mirë të pyesni klubin, është vendim administrativ i klubit, jo i imi. Për pjesën time, do flas me Halilin, është momenti të flasim. Nëse ekipi luan keq, është gabimi. Në këtë ndeshje, por edhe më parë, mendoj se i kemi përgatitur mirë. Kemi probleme në pjesën e qetësisë, kjo na ka sjellë edhe golat.

E ke ekipin me vete?

Kur ekipi luan mirë dhe shënon, normalisht po. Ka mundësi të shumta shënimi, ky ekip më ndjek. Edhe golat, të gjithë lojtarët u afruan te unë. Nuk mendoj se është temë që ta diskutoj unë këtu.

Pse mungon qetësia?

Ky është moment që duhet analizuar. Pyetja është e vërtetë, ia bëj dhe vetës, por duhet t’i marr gjërat me qeëtsi.

Related posts

KATAR 2022/ “Mision i pamundur” për San Marinon, ja sa e kuotojnë bastet Kombëtaren…

Delo.autor

Milan i “rinuar”, meritat shkojnë për Gattuson

Q.Autor

“BOMBË” NGA SPANJA/ Zidane do të largohet nga Reali, e ardhmja e tij është…

Delo.autor

Leave a Comment