Sport Të tjera

PAS TRIUMFIT NDAJ CHARLTON/ Florian Marku merr hakmarrjen dhe thumbon: Menduan se do të më poshtëronte, por…

Florian Marku triumfoi kundër Rylan Charlton dhe pas ndeshjes boksieri shqiptar rrëfeu se kishte pasur edhe një dëmtim në dorë, por thekson se në asnjë moment nuk e kishte menduar të tërhiqej. Gjithashtu ai ishte i motivuar edhe prej faktit se kishte nga ata që mendonin se anglezi do e poshtëronte.

Unë jam me të vërtetë i lumtur. Shumë njerëz menduan se ai do të më poshtëronte dhe do të më mposhte me nokaut, por unë tregova se mund të boksoj. Do mësoj shumë nga ky duel. Tre javë para ndeshjes pata probleme me një gisht në dorën time të majtë.

Skuadra ime dhe i gjithë stafi e dinë që kam qenë i dëmtuar, por kurrë nuk do të tërhiqesha nga beteja. Erdha këtu për të luftuar. Pas raundit të pestë fillova ta ndiej dorën. Nuk ishte problem. Jam i lumtur për paraqitjen time”, tha fillimisht Marku.

“Unë dua të luftoj, kjo është jeta ime. Faleminderit tifozëve të Britanisë së Madhe, që besojnë tek unë. Atyre u pëlqen të më shohin duke luftuar. Unë e dua presionin dhe dua të përballem me këdo që vendos stafi i ekipit tim, S-JAM. Sam Jones dhe Adam Morallee më sollën në këtë situatë dhe mund ta them se kam ekipin më të mirë përreth”, ka përfunduar boksieri shqiptar.

Related posts

“U KAM ME…”/ I shkatërruar! Legjenda e KOMBËTARES angleze RREZIKON martesën pas…

F.autor

PRITET CEREMONIA/ Ja kush shpallet lojtari i vitit në Premier League

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Tirana prezanton ish-mbrojtësin e Kastriotit

Delo.autor

Leave a Comment