Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KA MË DYSHIME! Zbulohet pasuesi i Memës te KF Tirana

Largimi i Ardian Memës dhe gjetja e formulës së duhur për të zbutur këtë “divorc” të pashmangshëm ishte vetëm “sikleti” i parë i Refik Halilit. Pasuesi i tij ishte një tjetër çështje që kërkonte vëmendje të madhe pasi situata ku ndodhen bardheblutë është jo pak e ndërlikuar. Në tryezën e presidentit të bardhebluve brenda 24 orësh qarkulluan shumë emra, por në këtë pikë ka qenë vetë Halili i cili ka vendosur veton.

Burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije se Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Edhe në të kaluarën, Ahmataj ka qenë një opsion në tavolinën e Halilit por tashmë ka ardhur momenti i duhur për të marrë drejtimin e 24 herë kampionëve në vend. Ahmataj do të prezantohet këtë të premte me ekipin ku do të zhvilloj dhe seancën e parë stërvitore.

Related posts

KAMPIONI I BOTËS/ Andres Iniesta në versionin që nuk e keni parë kurrë

Isa.Autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që kanë shkëlqyer në Kupën e Botës “RUSI 2018”

Sadik.Autor

DUEL TITANËSH/ Fedor triumfon në betejën e legjendave ndaj Sonnen (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment