Futboll La Liga Sport

NUK KONSIDEROHET TITULLAR NGA VALVERDE/ Mesfushori Rakitic i mërzitur: Nuk dua të jem vetëm pjesë e këtij ekipi, por…

Ivan Raktiç ishte shumë afër largimit nga Barcelona në merkaton e verës, por ai vendosi të qëndrojë te katalanasit.

Në këtë fillim sezoni lojtari është aktivizuar shumë pak, pasi nuk konsiderohet një titullar nga trajneri Valverde. Pikërisht kjo situatë nuk i pëlqen aspak kroatit, i cili sigurisht kërkon të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Lojtari ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku nuk e fsheh mërzinë për situatën që po kalon në ekipin e tij: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të luaj me Barcelonën dhe jo vetëm të jem pjesë e këtij ekipi. Do të bëj të pamundurën dhe do të përpiqem të ndryshoj situatën në ndeshjet e ardhshme.

Kam një kontratë edhe për 2 vitet e ardhshme dhe nuk ka vend më të mirë për të jetuar. Jam tek klubi më i mirë në planet. Por unë dua të luaj dhe jo vetëm të shijoj qytetin dhe detin.”, theksoi mesfushori kroat.

Related posts

RREZIKON BURGUN/ Nuk kanë fund telashet për Arda Turan, tashmë akuzohet për…

Isa.Autor

E ARDHMJA E POGBA NË DYSHIME/ Juventus dëshiron rikthimin e mesfushorit francez, nis kontaktet me agjentin Raiola

Delo.autor

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Sadik.Autor

Leave a Comment