Futboll Seria A Sport

“NJË DJALË MË KËRCËNOI DHE MË KËRKOI ÇFARË KISHA NË XHEP”/ Bonucci rrëfen: U tregova i guximshëm, pasi…

Leonardo Bonuçi është një nga lojtarët më të mirë të Juventusit, teksa pas dëmtimit të Kielinit është ai kapiteni i ekipit bardhezi.bonuci

Mbrojtësi italian ka prezantuar librin e tij “Miku im Leo”, teksa ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për “La Gazzetta dello Sport”, ku tregon për një incident që i ka ndodhur kur ishte i vogël: “Unë kam qenë i përfshirë në një incident në moshën 14-vjeçare, për të cilin nuk kam folur kurrë. Gjatë kohës kur isha në qytetin tim Viterbo, një djalë dy vite më i madh se unë më kërcënoi. Ai më shtyu në një cep dhe më kërkoi t’i jepja atij çfarë kisha në xhep. Megjithatë u tregova i guximshëm, teksa e kundërshtova atë. Ia dola të largohesha dhe u bashkova me një grup shokësh. Kjo më preku shumë mua, por kuptova se duhet të rritesha.”, theksoi italiani.

Ai vazhdon edhe më tej, teksa flet edhe për shiritin e kapitenit: “Nëse ai djali mu afrua mua, atëherë është e qartë se ai kishte parë një dobësi te mua. Nëse ai ngacmon të tjerët, do të thotë se ai ka përjetuar një situatë të vështirë. Unë gjithmonë mundohem t’i bëj fëmijët e mi të kuptojnë se duhet të flasin me mua për çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe ajo. Shiriti i kapitenit? Më shtyn të jap më shumë në fushë. Unë i jam shumë mirënjohës presidentit dhe trajnerit që vendosën të ma japin mua.”, përfundoi Bonuçi.

Related posts

Revulucion te Juventus/ Bardhezinjë bëhen gati për largimet, ndrysho gjysma e ekip

Sadik.Autor

GJESTE TË PAHIJSHME/ Po bëhet virale, trajneri Low nuk heq dorë nga veset. kamerat e kapin duke… (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON Griezmann: “TOPI I ARTË” duhet të jetë nga ekipi më i mirë në botë

Isa.Autor

Leave a Comment