Futboll Seria A Sport

“NUK MENDOJ SE KA FAVORITË”/ Flet trajneri Sarri: Antonio Conte një nga më të mirët në botë, luajmë kundër një…

Juventusi do të luajë me Interin ditën e nesërme në fushën e këtyre të fundit, në një ndeshje që nuk pritet të jetë e lehtë për bardhezinjtë.

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë Mauricio Sarri, i cili u shpreh: “Do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë siç është Interi. Nuk mendoj se ka favoritë në një ndeshje Inter-Juventus. Jam i lumtur që do të luajmë në stadium ndeshjen që do të shihet nga e gjithë bota. Ata janë një ekip i fortë, të cilët kanë bërë një fillim shumë të mirë të kampionatit. Konte? Nuk mendoj për një ndeshje kundër Kontes, por kundër Interit. Ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë po e tregon edhe te zikaltërit.

A ndikon kjo ndeshje për titullin? Janë edhe shumë ndeshje për tu luajtur. Mbaj mend kur ishim përpara me pikë me Napolin dhe i thashë gazetarëve se kampionatin do ta fitojë Juvja dhe të gjithë u habitën, por në fund ashtu ndodhi. Do të përballemi me një ekip që është më i fortë se vitet e kaluara.”, theksoi tekniku italian.

Gjithashtu ai foli edhe për disa nga lojtarët më të diskutuar në kampin bardhezi: “Më pëlqen të shoh ekipin tim, teksa luan në mënyrë të saktë. Bernardeski? Kam folur shumë me të. Kam pasur kohë ta provoj atë në rolin që unë e shoh më të përshtatshëm. Higuain-Dibala? Nuk ka nevojë t’i bindësh ata që do të qëndrojnë jashtë, duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Nëse një nga lojtarët e mi është i mërzitur sepse nuk aktivizohet, atëherë kjo është diçka pozitive. Nuk ka pse të shqetësohem për reagimet e lojtarëve.”, përfundoi Sarri.

mauricio sarri

Related posts

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Portieri Berisha: I kemi mundësitë për t’i surprizuar, por…

Delo.autor

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Benzema-Asensio-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ANALIZA/ Ndeshje teke dhe forma e “Pleshtit”, pse Barcelona beson tek Championsi

Delo.autor

Leave a Comment