Futboll Seria A Sport

NUK PËRFITON NGA BARAZIMI I JUVENTUS/ Inter ndalet nga Parma

Interi nuk e shfrytëzoi dot ndalesën e Juventusit, dhe barazon në shtëpi 2-2 përballë Parmës së mbrojtësit shqiptar, Kastriot Dermaku, që e nisi si titullar dhe luajti për 90 minuta.

Pjesa e parë nisi me sulme të Parmës, dhe që në minutën e 10-të, ishte mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku që goditi me të djathtën nga hyrja e zonës, por Handanoviç u zgjat për të shpëtuar gjithçka.

Gjithsesi, në të 23-tën, ishte Interi që zhbllokoi shifrat me Kandrevën. Pasi shënoi edhe në Champions ndaj Dortmundit, Kandreva gjuajti fort nga jashtë zone, dhe topi pësoi dy devijime, e pëfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, Parma nuk u dorëzua, dhe në të 26-tën ishte Karamoh, një lojtar zikaltër i huazuar te Parma, që shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës, dhe nuk festoi. 4 minuta më pas, ishte Brozoviç që gaboi një top, dhe Karamoh përfitoi e u nis në kundërsulm. Pasi përshkroi disa metra, pasoi te Zhervinjo, që i vetëm me Handanoviç nuk e kishte të vështirë ta mposhtte.

45 minutat e para u mbyllën me fitoren e miqve, ndërkohë e dyta nisi me një marsh tjetër nga ekipi i Kontes. Në minutën e 51-të, është Romelu Lukaku që gjen golin e barazimit, por u deshën plot 4 minuta që rasti të rishikohej në VAR, pasi pozicioni i Kandrevës që adha asistin ishte shumë i dyshimtë.

Në fund u akordua gol i rregullt për Interin, por minutat e tjera nuk pati më ndryshim rezultati, dhe në fund Interi e Parma barazuan 2-2. Pas barazimit të Juventusit, zikaltrit kishin një shans mjaft të mirë që të merrnin kreun e Serisë A, por nuk e shfrytëzuan, teksa mbeten në vendin e dytë me 22

Related posts

MOTI I KEQ NË VEND/ FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

F.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Hamburg

Q.Autor

Leave a Comment