Futboll Kategoria Superiore Sport

“KJO FITORE SHKON PËR QYTETIN E DURRËSIT”/ Flet trajneri Shkëmbi: Më pëlqen të rrezikoj, sepse

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qyteti pas tërmetit.

Pas ndeshjes, Shkëmbi foli për festën e tij pas golit, si edhe për merkaton e janarit apo gjendjen e ekipit për ndeshjet e radhës.

Fitore pas disa barazimeve. Sa e vështirë ishte të arrije te këto 3 pikë?

Nuk dua të justifikohem për atë situatë që ka kaluar ekipi dhe ky qytet. Dëshira ishte që të bënim minimumin për këtë qytet, e kishim detyrim fitoren. Ishte hera e vetme që gëzoj në atë mënyrë, do jetë hera e vetme. Kjo situatë që ka kaluar ky qytet, ishte dëshira e madhe që në këtë situatë të merrnim 3 pikë dhe ia arritëm.

3 pikë larg kreut…

Duhet ta tregojmë që kjo fitore të na japë besim të rikthehemi te rezultatet pozitive. Nuk kemi humbur, por kemi bërë disa barazime. Më mirë të humbnim ndonjëherë, dhe të fitonim sepse llogaria do dilte më mirë. Patëm disa kartonë të verdhë që do mungojnë ndeshjen tjetër, por sot na duhej fitorja.

Pse mendohej që mund të rrezikonit në rast të një rezultati jo të mirë?

Mua do më pëlqente të rrezikoja, sepse do më bënte të kisha më shumë presion dhe kënaqësi për të ecur më mirë. Për mua këto janë situata normale që mund t’i ndodhin çdo trajneri. Nuk e mendoja që isha në pikëpyetje për të vijuar punën apo jo. Më pëlqen të punoj në presion, dhe të kem sa më shumë motive. Shumë herë ndodh që klubet nuk kanë durim, ndërrohen trajnerët. Por, te ky klub kam parë që drejtuesit kanë besim te unë dhe te lojtarët.

Çfarë ritmi tjetër i jep ndeshjes Vecaj pas futjes në fushë?

Vecaj hyri në atë pozicion që e bën për herë të parë a të dytë. Ka veti të mira dribluese, ky ishte synimi im kryesor, të bënte driblimin e Dajës që kishte përballë. Në disa raste e bëri shumë mirë, por Vecaj duhet të bëjë më mirë sepse ka cilësi. Nuk po kap ritmin e skuadrës, është një hap më mbrapa, dhe synimi i stafit është që ta sjellim Vecajn në maksimumin e gjendjes fizike, sepse ka shumë cilësi.

Në janar, a do vazhdosh me këtë grup lojtarësh, apo pritet ndonjë revolucion?

Në futboll nuk mendoj se ka ndonjë ekip që i sheh gjërat si i sheh në letër apo teori. Unë jam i kënaqur nga ky grup, nuk do ketë revolucion nëse unë do jem trajneri. Të gjithë stërviten mirë, pastaj për të rregulluar gjërat do punojmë shumë. Ka mundësi që jo vetëm lojtarët kanë probleme, por edhe ne stafi duhet të gjejmë stërvitjen e duhur apo mënyrën e duhur për të luajtur.

Vuani shumë për të shënuar, pasimi i fundit bëhet shumë i vështirë. Çfarë nuk shkon?

Kjo pjesë mund të rikuperohet duke u stërvitur. Pjesën e dytë bëmë shumë më mirë. Nuk duhet ta harrojmë sa cilësi kemi dhe kë kemi përballë. Kampionati shqiptar nuk ka aq diferenca, sa një ekip të mundë dukshëm një tjetër. Edhe Skënderbeu në ndonjë repart ka shumë cilësi, në ndonjë repart tjetër më pak.

Arapi, Gashi dhe Aleksi mungojnë ndaj Kukësit. Pastaj keni edhe Partizanin…

Kemi tre ndeshje në një javë, dhe i kemi shumë të rëndësishme. Kemi këto mungesa. Do donim që ndaj Kukësit t’i kishim të gjithë lojtarët. Por, e kam thënë që të gjithë paguhen për të luajtur në momentet që u jepet mundësia. Kam besim se do bëjnë një paraqitje dinjitoze ata që do jenë në fushë ndaj Kukësit apo Partizanit.

Related posts

JUVENTUS VAZHDON TË MBIZOTËROJË/ Ronaldo, si një “rrul” që shtyp çfarë i del përpara… radhën e ka Napoli

Delo.autor

E LA PA NDJENJA/ Shihni DULEIN më spektakolar të historisë ku derdhet GJAKU LUM (VIDEO)

Isa.Autor

RISIA/ Kategorinë e Dytë në stilin anglez, ja 4 sfidat e “play-off”-it dhe verdiktet e sezonit

Delo.autor

Leave a Comment