Futboll La Liga

Perez e konfirmon: Reali i refuzoi 150 milionë euro për Asension

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka konfirmuar pohimet e mediave spanjolle që sugjeruan se Liverpoolit i ishte refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurove për Marco Asension.

Ylli spanjoll është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Premierligë gjatë javëve të fundit dhe sugjerohej se nëse Real Madridi do ta blejë njërin prej objektivave të veta në verë, Eden Hazardin, atëherë ai do të ishte tepricë në Real, transmeton Express.

Javën e kaluar, Mundo Deportivo raportoi se Liverpoolit iu refuzua një ofertë e majme prej 150 milionë euro për Marco Asension gjatë afatit kalimtar të janarit. “Të kuqtë” po kërkonin ta zëvendësonin Philippe Coutinhon me Asension.

Derisa Perez ka refuzuar ta zbulojë shumën e saktë të ofruar nga Liverpooli për spanjollin, ai e ka konfirmuar se Real Madridi vërtet e ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez për shërbimet e Asensios.

“Nëse dikush e do Asension, çmimi i tij është 700 milionë euro”, ka thënë Perez pas fitores 3-1 së Real Madridit ndaj PSG-së në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.

Related posts

PRITI PENALLTINË NDAJ ATALANTËS/ Portieri Handanović: Ja çfarë më tha Muriel

Delo.autor

DERBI MES TIRANËS DHE PARTIZANIT/ Policia, për ndeshjen. Plot 400 policë dhe 80 “steward”

Isa.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR VASCO DE GAMA/ Felipe Melo i pafat, e pëson keq dhe mbyll vitin në infermieri

Delo.autor

Leave a Comment