Futboll Seria A Sport

OBJEKTIVI I MERKATOS SË JANARIT/ Juventus dhe “Los Blancos” nisin “betejën” për kampionin e botës…

N’Golo Cante është një nga mesfushorët më të mirë në botë, në rolin e tij. Kampioni i botës me Francën, momentalisht luan te Chelsea, por bllokimi i merkatos për londinezët i ka ulur pritshmëritë e ekipit e kësisoj të lojtarit.

Duke parë gjendjen në të cilën, ndodhet Çelsi, “BBC” raporton se Juventusi dhe Reali, janë gati të bëjnë një ofertë joshëse për Kanten në merkaton e janarit.

Duket se këto dy ekipe, janë gati të hyjnë në një betejë mes tyre, për mesfushorin francez.

Kujtojmë që 28-vjeçari është pjesë e Çelsit, që në verën e vitit 2016, kur u largua Leisteri, që sapo ishte shpallur kampion.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 2 gola.

kante

Related posts

Mesfushori i Kombëtares bëhet HERO, i shpëton jetën kundërshtarit duke i tërhequr…(VIDEO)

Isa.Autor

“FA Cup”, mundësia për trofe e Manchester United

Q.Autor

ËSHTË HEROI NË FINALEN CHAMPIONS 2020/ Sulmuesi Coman rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin…

Delo.autor

Leave a Comment