Futboll La Liga Sport

PAS 10 JAVËSH KAMPIONAT/ “Magjistari” Messi udhëheq Barcelonën drejt kreut (VIDEO)

Leo Messi ka treguar edhe njëherë tjetër pse është lojtari më i mirë i planetit me paraqitjen e tij në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Valladoilid. Topi i Artë e ka mbyllur ndeshjen me dy gola dhe dy asiste, njëri më i bukur se tjetri. Me këtë triumf, Barça merr kreun e renditjes pas 10 javësh kampionat.

Lenglet kaloi të tijtë në avantazh që pas 2 minutave, por Kiko ka shfrytëzuar një gabim të Ter Stegen për të barazuar. Vidal ka rikthyer avantazhin për vendasit pas një asisti magjik të Messit, i cili vetëm pak minuta më vonë ka shënuar vetë nga 25 metra me një goditje dënimi. Ky ishte goli i 50-të i argjentinasit nga dënimi.

Pas pushimit Messi ka shënuar golin e katërt të takimit, pas një pasimi të bukur të Rakitic në të 75’, dhe dy minuta më vonë Luis Suarez ka shënuar golin e tij duke e kthyer në një ndeshje të turpshme për miqtë. Barça me një ndeshje mjaft të mirë dhe tri pikë të merituara.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REALIZOI 2 GOLA PËR 6 MINUTA/ Jasir Asani “rrëmben” formacionin e javës

F.autor

E BUJSHME/ Dybala nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe me klubin e Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment