Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Mbyllet pjesa e parë në Gjirokastër. Vendasit në avantazh ndaj të kuqve

Po luhet në Gjirokastër sfida e kthimit mes Luftëtarit dhe Partizanit, e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Juljan Ahmatajt surprizoi të kuqtë në përballjen e parë, duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Gjirokastritët duken më pranë kualifikimit, gjithsesi gjithçka mbetet e hapur. Kryeqytetasve iu duhet të fitojnë me 2 gola diferencë ose me rezultatet të tipit, 3-2, 4-3, etj.

Presidenti Gaz Demi të dielën në darkë në emisionin “Rubrika Sportive” pohoi se ekipi e ka vetë në dorë për të shmangur gjobën, e cila faturohet në rast eliminimi nga Kupa.

Të kuqtë kanë gati 22 vite që nuk fitojnë në shtëpinë e Luftëtarit. Suksesi i fundit i Partizanit në Gjirokastër daton më 22 nëntor 1997, kur të kuqtë fituan 1- 0 me gol të Leonard Perloshit, takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit.

Ndonëse kryeqytetasit kanë gati 22 vite që nuk fiton në Gjirokastër, statistikat e përgjithshme mes dy klubeve anojnë ndjeshëm nga “demat”. Në 76 ndeshjet e zhvilluara mes dy ekipeve, Partizani ka fituar 46 herë, 15 takime janë mbyllur në barazim dhe 15 të tjera janë në favor të Luftëtarit. Golavarazhi është 136-61 në favor të Partizanit.

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0

Dunga 34′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë, 1-0. 

45+1′ Demo ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar ndaj Kalarit.

45′ Pranë golit të dytë Luftëtari. Chanti harkon nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, Fili provon të surprizojë me një devijim të befasishëm, topi përfundon në rrjetën e jashtme.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

42′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Jasir Asani, topi shkon jashtë kuadratit.

38′ Fantastik Edvan Bakaj. Portieri kryeqytetas i mohon një golt të sigurt të kuqve, pas gjuajtjes së rrezikshme të Ibrahimit.

34′ GOOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Dunga realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

33′ Donald Rapo fiton një 11-metërsh pas një dueli brenda zonë me Lukas Kardozon. Për gjyqtarin Hamiti nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

28′ Çinari lëshon një gjuajtje potente nga jashtë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

26′ Pranë golit Partizani. Trashi harkon një top të rrezikshëm nga e majta. Portieri Bakaj duke mos e lejuar të shkojë në rrjetë.

22′ Trashi provon 2 herë nga distanca, herën e parë ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit, ndërsa herën e dytë gjuan jashtë kuadratit.

20′ Minuta të qeta, vendasit kërkojnë të administrojnë rezultatin që i siguron atyre kualifikimin për në gjysmëfinale.

13’ Kombinime të shumta mes Çinarit dhe Asanit, por ky i fundit ndalet në zonë nga Aleksi i cili largon rrezikun.

11′ Mensah provon me një të befasishme në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

7′ Dëmtim i çuditshëm. Kapiteni Rapa përplaset kokë më kokë me mesfushorit Albano Aleksi. Të dy futbollistët e Luftëtarit kanë mbetur të shtrirë në fushë, teksa loja është ndalur për afro 2 minuta.

4′ Luftëtari lëshon shkëndijën e parë në këtë sfidë. Dunga provon me një goditje nga e djathta e zonës, topi përfundon në duart e portierit Alban Hoxha.

1′ Ka nisur takimi. Gjirokastritët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

LUFTËTARI: Bakaj, Rapa, Hoxha, Kocionis, Xhekson,  Aleksi, Rapo, Chanti, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Juljan Ahmataj

bandicam 2019-04-03 13-42-10-297

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Kalari, Trashi, Atanda, Kardozo, Mensah, Asani, Çinari. Trajner: Skënder Gega

Related posts

HEDHJA E PORTIERIT TË PARTIZANIT NGA KATI I GJASHTË/ Zbulohen prapaskenat, debati në makinë me partneren…

Delo.autor

Dy lojtarët të Kombëtares nuk ia dalin, ekpi i njohur italian bie nga kategoria

Sadik.Autor

NUK NDODHIN VETËM NË SHQIPËRI/ Gropa GJIGANDE lë ekipin meksikan pa… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment