Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Daja: Jemi në krye, mungesat i japin mundësi…

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u duk i kënaqur nga fitorja e ekipit të tij 2-0 ndaj Luftëtarit.

Në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Daja u shpreh se mungesat ndikuan në formacion, por nga ana tjetër kjo fitore i jep qetësi për të punuar mbi defektet e korçarëve në vijim.

I kënaqur me Skënderbeun sot?

Ndihej rezultati negativ i Vllaznisë. Lojtarët sot nuk ishin të qartë. Kishim një mbrojtje të kompozuar, spostuam edhe Ditën edhe Meksin në qendër. Hodhëm në fushë dy lojtarë që kanë prezantimin e parë, Vangjelin 19-vjeç, dhe Ndeki. Të dy edhe pse ishte ndeshja e parë, ishin rezultativë në pozicionet e tyre. Kemi shumë punë për të bërë, por kjo fitore na jep qetësi që të punojmë 2 javë para nesh. Qarkullimin e thjeshtë të topit edhe në sulm, duhet ta rikuperojmë. Stafi mjekësor më tha që dëmtimi i Muzakës është i rëndë, për 1 muaj apo më shumë nuk mund ta kemi. Kemi disa të rinj që duhet të përshtaten, qoftë me fanellën, qoftë me Skënderbeun.

Daljet në sulm…

Përdorëm të gjithë potencialin që kishim në dispozicion. Gripshi ishte në një pozicion të ri. Rezultoi pozitiv, sepse i dha thellësi lojës në të majtë. Kemi kohën e duhur që të rregullojmë gjërat që këto 7 javë nuk kanë qenë pozitive.

E dini që jeni në vend të parë për momentin?

E kam thënë që jemi një Skënderbe në ndërtim e sipër. Problemet që kemi pasur, ngjitjen duhet ta shohim nga poshtë lart. Të jemi me këmbë në tokë, sepse është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk ka ndeshje të lehta, dhe diferenca të mëdha. Në çdo takim, mund të fitosh e të humbësh.

Goditjen e parë e bëtë në minutën e 93-të..

Edhe goditjet në portë janë statistikë që duhen vlerësuar. Ajo që do thosha, është se pozicionimi prapa i Luftëtarit dhe në ekuilibër, nuk të linin hapësira. Edhe mungesë iniciative e lojtarëve tanë. Gripshi dhe Muzaka në një sektor rreth 25 metra, nuk goditën portën. Ndonjëherë fitohet edhe kështu, se sa të barazosh duke goditur shumë herë portën.

E vështirëson punën tuaj mungesat e shumta?

Sigurisht që po. Mungesat bëjnë atë që nuk ke alternativa për të zgjedhur. Me emra si Muzaka dhe të tjerë me eksperiencë, do i japim hapësirë dhe të rinjve çfarë janë në gjendje të bëjnë.

Related posts

KËRCËNON “UFC” PËR DUELIN ME “NOTORIOUS”/ Khabib: Për rivalët e mi vendos unë!

Delo.autor

ZHGËNJIMI PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Moratti sulmon: Interi po shkatërrohet, ky është problemi kryesor

Delo.autor

Gianluca Curci: Karius e kanë bërë portier me zor, nuk të ecën gjithmonë fati

Sadik.Autor

Leave a Comment