Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIMI NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajneri Shkëmbi: Prisja më shumë nga skuadra, ja çfarë nuk shkoi…

Teuta barazoi në transfertë ndaj Partizanit. Pavarësisht se me 1 lojtar më shumë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Romeros. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, shprehu rezerva ndaj skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë!

“Prisja diçka më tepër, sidomos pjesën e dytë, Nuk më pëlqeu skuadra pjesën e dytë. Duhet të bënim më shumë. Duhet të kishim iniciativë më shumë. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë që luanim ndaj Partizanit, që në pjesën e dytë na i bëri shumë të vështirë.

Skema – Në fakt gjatë gjithë javës kemi pasur probleme fizike. E menduam ta fillonim me 2 sulmuesë. Pjesa e parë më pëlqeu, pjesa e dytë mendoj se ishte më shumë problem psikologjik.

Loja- U duk sikur ne u pajtuam me rezultatin. Në teori nuk e menduam kështu. Në pushim të ndeshjes kërkuam të rrezikonim kundërshtarin. Kjo ishte arsyeja pse skuadra nuk më pëlqeu në pjesën e dytë.

Ndërrimi i Cyrbes me Kallakun- Kishim probleme në qarkullim topin. Ishim një lojtar më shumë dhe më shumë e kontrollonte topin Partizani se ne. Pas ndeshjes ndodh që të kesh bërë gjëra gabim. Unë nuk e kam problem të pranoj. Ashtu e mendova në atë moment.

Reagimi i lojtarëve- Ishte diçka që edhe mua vetë nuk më pëlqeu. Nuk më pëlqen që lojtarët të hakërrehen ndaj arbitrit. E kanë ndjerë më shumë seç duhet këtë ndeshje. E kam rregull që me arbitrin nuk duhet të merret asnjë lojtar. Kam besimin që në ndeshjet e ardhshme, nuk do të ndodh kjo gjë”, u shpreh Shkëmbi!

Related posts

Zbulohet plani i Interit, ja destinacioni i ardhshëm i Rey Manaj

Sadik.Autor

“TITULLIN DO E FESTOJMË ME TIFOZË”/ Refik Halili: Jemi stërvitur fshehurazi, ja trajneri më i mirë që kemi pasur

Delo.autor

Tjetër rekord, vetëm Man City më mirë se Napoli në Europë

Q.Autor

Leave a Comment