Futboll Sport

PËRZGJIDHET NDESHJA TESTUESE/ Femrat do të shkelin të parat barin e “Arenës Kombëtare” (FOTO)

Punimet në “Arenën Kombëtare” janë drejt fundit dhe impianti më i ri i futbollit në vend pritet të inaugurohet mbrëmjen e 17 nëntorit në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës Shqipëri-Francë.

Megjithatë ashtu siç e parashikon rregullorja e UEFA-s, para inaugurimit duhet që në stadium të luhet një ndeshje testuese dhe Federata Shqiptare ka vendosur që të parat që do të shkelin në barin e impiantit të ri, të jenë vajzat.

Kjo pasi më 3 nëntor në mbrëmje, në ‘Arenën Kombëtare” do të zhvillohet ndeshja e futbollit për femra mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ndërsa kjo do të jetë mundësia e parë që tifozët të shohin nga afër stadiumin modern, që do të jetë edhe “shtëpia” e re e Kombëtares Shqiptare. /SS/

Related posts

Lacio gati për një afrim tjetër, Igli Tare hedh sytë nga lojtari SHQIPTARË

Isa.Autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, Rubin Hebaj realizon pas gabimit të Ilion Likës (VIDEO)

Delo.autor

Djali i mbrojtësit kroat bën xhiron e rrjeteve sociale, habit të gjithë tifozët me veprimin e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment