Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “ALLIANZ STADIUM”/ Kampionët e Italisë marrin një fitore të vuajtur ndaj Bolognas

Juventusi ka mposhtur 2-1 Bologna-n në Allianz Stadium duke forcuar pozitat në krye të renditjes së Serie A.

Me fitoren e javës së tetë, bardhezinjtë kanë vajtur në kuotën e 22 pikëve teksa kanë shënuar 15 gola duke pësuar 7.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 19’ me një predhë nga një pozicion aspak i lehtë, por portieri i miqve ka qenë i papërgatitur.

Megjithatë, Bologna kundërpërgjigjet vetëm shtatë minuta më vonë me golin e Danilos, edhe ai një gol fantastik.

Pas pushimit, Juve gjen golin e avantazhit në minutën e 54’ pas një aksioni të rrëmujshëm në gjysmëfushën e miqve.

Vendasit arritën të menaxhonin mirë avantazhin duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme, megjithëse duhet thënë se në fund edhe Bologna ka pasur mundësitë e saj, duke rrezikuar jo pak herë portën e Buffon.

Related posts

LAZIO-MILAN/ Zlatan Ibrahimovic me fat ndaj Strakoshës, nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Në Turqi ëndërrojnë, Trabzonspori kërkon shërbimet e mesfushorit të Inter-it…

Delo.autor

Alban Hoxha në pritje të vendimit nga Gjykata, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Isa.Autor

Leave a Comment