Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN ME VERONËN/ Mbrojtësi Kumbulla zgjidhet përkrahë emrave të mëdhenj në 11-shen e Serisë A (FOTO)

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi shqiptar edhe pse është në moshën 19-vjeçare, në fushën e lojës duket si një futbollist më përvojë të madhe. Madje në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Kumbulla gjeti edhe rrugën e rrjetës, teksa shënoi kundër Sampdorias në minutën e 9-të.

Këto paraqitje të shkëlqyera të futbollistit shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi ai është zgjedhur në formacionin më të mirë të 7 javëve të para në Serie A. Formacion i cili është zgjedhur në bazë të paraqitjeve të lojtarëve dhe sa të rëndësishëm kanë qenë ata për skuadrat e tyre.13_top_11

Kumbulla është zgjedhur në mbrojtjen me 3 përkrahë mbrojtësit të Interit De Vraj, dhe atij të Lacios Açerbi. Në formacionin 3-4-1-2, bëjnë pjesë edhe emra si Olsen në portë, në mesfushë Kajehon, Pjaniç, Sensi dhe Kolarov, ndërsa në sulm ndodhet Luis Alberto pas dyshes Zapata, Imobile.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË CHAMPIONS/ Klopp: Duhet të kishim shënuar, ishte një ndeshje…

Delo.autor

Lacio gati për një afrim tjetër, Igli Tare hedh sytë nga lojtari SHQIPTARË

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Sampdoria-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment