Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana- Laçi. Mbyllet pjesa e parë

Luhet në këto momente, sfida mes Tiranës dhe Laçit, në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e tetë në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë vendas vijnë nga një periudhë jo e mirë, për më tepër pas një barazimi në Vlorë, dhe për Memën e të besuarit e tij fitorja është ultimatum edhe nga drejtuesit.

Nga ana tjetër, kurbinasit vijnë në “Selman Stërmasi” pa tifozë, me ndryshime në stol, teksa largimin e Sulejman Starovës e ka pasuar Armando Cungu.

Tekniku shkodran kërkon pikë, ndaj një ekipi që vitet e fundit e ka mundur, apo i ka marrë pikë përgjithësisht.

LIVE|  Tirana-Laçi 2-1

(Dunga 4′, Kale 45’/ Nuabueze 6′)

KOMENTI LIVE:

Përfundon pjesa e parë !

45′ GOOOLLL Kale shënon pas një veprimi individual dhe kalon në epërsi bardheblutë.

41′ Laçi ka marrë disa metra në fund, duke sulmuar nga e majta. Vlen të theksohet se loja është e ashpër dhe e luftuar nga të dyja skuadrat.

35′ Tirana has vështirësi në qarkullimin e topit, pasi Laçi i mbyll mirë hapësirat.

33′ Dy goditje këndi për Laçin, Tirana largon. Kurbinasit fitojnë disa metra në fushë.

24′ Superaksion nga Tirana, por mungon finalizimi. Dunga pason për Hasanin, i cili godet e çon topin shumë pranë shtyllës.

17′ Tirana tenton të dominojnë sfidën, Laçi në pritje të gabimeve të bardhebluve.

14′ Goditje këndi për Laçin, Nuabeze godet me kokë, por topi shkon jashtë katërkëndëshit të Bakajt.

6′ GOOOL Vetëm dy minuta zgjat festa për Tiranën. Laçi barazon me sulmuesin Nuabueze

4′ GOOOLL Tirana  zhbllokon rezultatin falë golit të Dungës. 

1′ Starton sfida

FORMACIONET

TIRANA: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Karabeci, Kale, Kobina, Dunga. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-10-19 16-27-11-688

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

bandicam 2019-10-19 16-27-40-927

PANORAMASPORT.AL

Related posts

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona hidhet në sulm për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Salah para finales: Jam shumë i entuziazmuar, të mos përsërisim Realin

Delo.autor

Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti mirë, vështirë që të marrim penallti

Sadik.Autor

Leave a Comment