Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet trajneri Pioli: Jam entuziast për këtë aventurë……

Stefano Pioli do të jetë trajneri më i ri i Milanit, teksa do të zëvendësojë Marko Xhampolon, i cili u shkarkua ditën e djeshme për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-tekniku i Interit është prezantuar ditën e sotme, teksa gjatë prezantimit është shprehur: “Jam entuziast për këtë aventurë. Më kontaktoi një nga klubet më prestigjioze në botë. Jam i bindur që mund të bëj një punë të shkëlqyer, së bashku me drejtuesit që besuan te unë. Kam respekt për tifozët dhe ata kanë të drejtë të kritikojnë. Kemi dhjetë ditë kohë për të përgatitur skuadrën në mënyrë të shkëlqyer. Xhampaolo? Është një trajner shumë i mirë, por kemi ide të ndryshme futbolli. Dua t’i jap lojtarëve guximin e munguar gjatë kësaj kohe.

Kritikat në rrjetet sociale? Nuk i përdor rrjetet sociale, nëse gjeni një profil me emrin tim, nuk jam unë. Preferoj që njerëzit të më kritikojnë në sy. Unë interist? E kaluara është e kaluar, unë jam një profesionist, me dëshirën e madhe për të bërë mirë. Gjykimet mi jepni në fushë, jo se si kam qenë unë si fëmijë.

Objektivat? Ne do të luftojmë për të arritur objektivat e klubit. Vështirësitë janë të mëdha, por duhet të përballemi me to dhe ti kalojmë. Ne duhet të punojmë shumë, pasi kemi nevojë për intensitet dhe cilësi. Ndihem si mësues, kemi shumë lojtarë të mirë dhe duhet t’i përmirësojmë ata. Duhet t’i fitojmë tifozët. Duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve.

Related posts

TREGON NDARJEN E MOCIONUESE ME ALCANTARËN/ Rumenige: Më përqafoi për 5 minuta dhe qau

Delo.autor

“AI DO TË JETË NJË TRAJNER INTERESANT PËR BAYERN”/ Rummenigge gjen “pasardhësin” e Flick: Ruaj akoma raporte të mira me të

Delo.autor

Figo parashikon derbin e Milanos dhe kampionin e Italisë

Q.Autor

Leave a Comment