Futboll Sport

“MIRËSEERDHËT” DHE “MIRUPAFSHIM”/ Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë urdhër të mos lejohet futja e autobusit me futbollistët e klubit të futbollit Crvena Zveda, i cili ka arritur të mërkurën në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës.

Lojtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Drejtori i Klubit të Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, Bojan Jakshiç, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që përgjigjja e Policisë së Kosovës ndaj kërkesës për organizimin e takimit ndërmjet Trepçës dhe Crvena Zvezdas, ka qenë negative.

“Sot rreth orës 10, ka arritur përgjigja e Policisë së Kosovës në Zveçan, në bazë të kërkesës që e kemi dërguar me 7 tetor, lidhur me organizimin e takimit Crvena Zvezda – Trepça, që kërkesa refuzohet, në bazë të urdhrit të drejtorisë kryesore në Prishtinë”, tha Jakshiç.

Futbollistët e ekipit Crvena Zvezda janë kthyer në Beograd nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, ndërkaq që takimi me ekipin Trepça është shtyrë për të enjten.

Në Jarinjë kanë qenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Kosovës, si dhe hyrja në Kosovë u është ndaluar edhe tifozëve që ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e “Topçinjëve” ti bashkohet në…

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Bekaj pret penallti, gjyqtari e rikthen dhe pastaj pezullon ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Tre arsyet përse Franca fiton Kampionatin Botëror… (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment