Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RIKTHEHET PROTAGONIST NË MOLDAVI/ Liridon Latifi i siguron titullin kampion Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Liridon Latifi rikthehet të jetë protagonist për Sherifin e Tiraspolit në Moldavi. Ish-futbollisti i Skënderbeut me golin e realizuar në sfidën e sotme ndaj Milsamit, i siguroi titullin kampion skuadrës moldave, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit kishin shënuar me Bogdan në minutën e 38-të, ndërkohë Latifi shënoi në të 48-tën, sapo kishte nisur pjesa e dytë, duke mbajtur ekipin pa humbje. Latifi shënoi me kokë, teksa goditi bukur nga brenda zone, pas një krosimi nga e djathta.

Latifi goli

Kjo pikë  i mjaftoi skuadrës së Sherifit ta fitojë titullin e kampionit. Pas javës së 25 skuadra e Latifit ka 63 pikë 13 më shumë se vendi i dytë dhe matematikisht e siguron titullin e kampionit.

Related posts

LIVE/ Rusi-Uruguaj, dueli për vendin e parë në Grupin A

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Refuzoi Shqipërinë për t’u bërë lojtar i madh në Europë, ja ku ka përfunduar Durmishaj…

Delo.autor

Chelsea/ Conte: Nuk duhet t’i shesim më të mirët

Q.Autor

Leave a Comment