Futboll Sport

SEKRETET E SUPERDYSHES LUKAKU-LAUTARO/ Mes shtëpisë, punës dhe rrjeteve sociale

Romelu Lukaku do t’i kishte të gjithë elementët e nevojshëm për ta shijuar jetën e natës në Milano. Ai është idhull i tifozëve zikaltër, i ri, i dashuruar me muzikën, sidomos me rrymën “rap”.

Por, bota e tij e re është e kufizuar në shumë pak vende: stërvitje (klub) dhe shtëpi. Sot për sot, jeton në “Bosco Verticale”, por ideja është që të zhvendoset në qendrën e qytetit, sapo të gjejë apartamentin e duhur.

Lautaro Martinez është disi i ngjashëm me Lukakun, megjithëse është më e lehtë për të jetesa në Milano. Bashkë me partneren e tij, Agustina, argjentinasi bën shëtitje në dyqanet e e modës gjatë kohës së lirë.

Për pjesën tjetër, si të gjithë argjentinasit, ai pëlqen të hajë mish në një restorant në zonën e stacionit qendror të qytetit.

Është fjala pikërisht për zonën e re të rrokaqiejve të Milanos, ku Lukaku do të dëshironte të lëvizte dhe është e lehtë ta takosh në rrugë, kur shëtit me qenin e tij, Leon.

Lukaku dhe Lautaro flasin spanjisht, sepse për Martinezin është gjuha amtare, ndërsa për Romelu është pothuajse një formalitet.

Belgu flet gjashtë gjuhë dhe ka kërkuar që nga dita e parë në “Appiano” që stafi dhe bashkëlojtarët të flasin me të në italisht, në mënyrë që të kuptojë menjëherë në terren edhe indikacionet që shkëmbejnë kundërshtarët gjatë lojës.

Detaje të një profesionisti shembullor, i cili jeton me nënën e tij, Adolphine, dhe djalin, Romeo. Ky i fundit e kalon pjesën më të madhe të ditës jashtë shtëpisë, duke luajtur me fëmijët, ose “playstation”.

Martinez është një person i rezervuar, edhe pse i pëlqen t’i ndajë momentet e tij të relaksimit me mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, profili i tij në internet është pothuajse tërësisht i dedikuar për lojën e tij në fushë, me Interin dhe me “Seleccion”. E mes një ndeshjeje dhe një tjetre, shfaqen flokët bionde të bukuroshes Agustina, një modele argjentinase shumë e njohur.

Related posts

PREMIER LEAGUE UL SIPARIN/ “Djajtë e Kuq” dhe Chelsea shkojnë në Champions, Vardy fiton “Këpucën e Artë”

Delo.autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO2020” ME ANGLINË/ “Dardanët” do të udhëtojë në Britaninë e Madhe, ja sa bileta janë shitur

Delo.autor

NDIZET ALARMI TEK PARTIZANI/ Mesfushori vlonjat në dyshim për derbin, probleme edhe për…

Delo.autor

Leave a Comment