Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shkodranët publikojnë njoftimin e rëndësishëm, ja thirrja për tifozët kuqeblu

Vllaznia do të përballet ditën e shtunë në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, ndaj Partizanit në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë e Mirsad Jonuz do të tentojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive, pas 2 fitoresh radhazi.

Janë publikuar ditën e sotme edhe çmimet e biletave për këtë sfidë tepër të rëndësishme. Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare, drejtuesit shkodranë i kanë kërkuar tifozëve që të jenë sa më korrekt në shkallët e stadiumit, duke mos dëmtuar klubin, si në ndeshjen ndaj Tiranës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur që nga dita e premte datë 18.10.2019, ora 10.00, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani.
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A+ B 500 lekë
Tribuna VIP 1.000 lekë

Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, do të kërkonim nga ana Juaj që të jeni sa më korrekt në mbështetjen tuaj, nisur nga ngjarjet e ndodhura në takimin me Tiranën dhe fakti që jemi të paralajmëruar për ndëshkime të tjera nga ana e FSHF-së.

Kjo padyshim që nuk i vlen askujt dhe ajo që e pëson është vetëm Vllaznia, prandaj dhe kërkojmë nga ana Juaj të respektoni rregullat dhe kërkesat e insitucioneve përkatëse për mënyrën si duhet të bëni tifozllëk”.
Forca VLLAZNIA!

Related posts

NËN SHOQËRINË E KAMPIONIT AUSTRALIAN TË TENISIT/ Një romancë e re për sportisten Beatrice Bouchard (FOTO)

Delo.autor

“Klubi 700”/ Messi bashkohet me CR7 dhe legjendat Pele, Puskas, Romario…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Historia e errët, pse legjenda e basketbollit quhej “Mamba e Zezë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment