Futboll Seria A Sport

JUVENTUS VUAN NË MBROJTJE/ “Zonja e Vjetër” kthen sytë nga Chelsea dhe PSG për lojtarët…

Juventusi këtë sezon ngjason me një skuadër të kompletuar në çdo repart, por pikat e dobëta të ekipit janë krahët e mbrojtjes.

emerson-palmieri-chelsea_1t7s3la3jrevs15ftodiduzbpy

Aleks Sandro, De Shiljo dhe Danilo janë alternativat e vetme. Dëmtimet e këtyre dy të fundit e detyruan Kuadradon të luante në një rol që nuk është natyral për të. Kështu që klubi është në kërkim të një mbrojtësi krahu.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, “Zonja” ka piketuar dy lojtarë. Bëhet fjalë për belgun Munier të PSG-së dhe për Emerson Palmierin e Çelsit.

Munier luan në krahun e djathtë dhe nëse do të blihej do të spostonte De Shiljon në të majtë, ndërsa nëse Palmieri do të shkelte në Torino, Aleks Sandros do i rritej së tepërmi konkurrenca.

Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje, pasi Sarri duket i kënaqur nga rendimenti i Kuadrados, në këto ndeshje që ka luajtur.

Related posts

EKSPERTI DE BIAZI/ ALLEGRI kishte të drejtë për COSTËN, DYBALA duhet të…

Isa.Autor

Festa e ÇUDITSHME e KLOPP kur MANE shënoi golin e dytë të Liverpoolit (VIDEO)

Isa.Autor

VAZHDON “MARSHIMIN” NË KAMPIONAT/ Partizani bën “UJKUN E DËBORËS” në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment