Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT NË ITALI/ VAR-i akordoi një gol nga pozicioni jashtë loje i Candrevas (VIDEO)

Interi barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Parmës, por pa polemika nuk ka kaluar ky takim as përsa i përket gjykimit.

Në minutën e 41-të, është Lautaro që bie në zonë pas një “sanduiçi” me Hernani dhe Iakoponin, por gjyqtari vazhdon lojën. Mungon një penallti për zikaltrit.

Rasti më i dyshimtë është ai i minutës së 56-të, ku akordohet me VAR edhe goli i Lukakut. Brozoviç hap lojën në të djathtë për Kandevën, me këtë të fundit që jep një top të ulët për Lukakun, e belgu shënon.

Por, kryesori anulon në fillim golin për pozicion jashtë loje të Kandrevës. Goli shihet më pas për rreth 4 minuta në VAR, dhe më pas jepet i rregullt. Por, në pamjet që jep “Sky”, duket gjoksi dhe shpatulla e Kandrevës, që janë më të avancuara se lojtari i fundit i Parmës. Një rast milimetrash ky, që ka hapur debate të mëdha në Itali.

Related posts

Prezantohet pronari i ri/ RONALDO: Të gjithë bashkë për SUKSESIN e Vajadolidit 

Isa.Autor

HUMBI DERBIN NDAJ KAMPIONËVE TË KOSOVËS/ Trajneri vlonjat jep dorëheqjen nga Gjilani

Delo.autor

Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, problem çmimi i madh që kërkon Vitesse

Q.Autor

Leave a Comment