Futboll

Flamurtari me sytë nga Kukësi, fitorja mund të rikthejë optimizmin

2 pikë në 6 takimet e fundit. Flamurtari gjatë kësaj periudhë ka lënë pas vetëm Lushnjën që nuk ka koleksionuar asnjë pikë. Situata që po përjetohet në Vlorë është në anti-tezë me pretendimet e klubit kuqezi. Synohet kualifikimi në Europa League, por diferenca më vendin e 3-të është 5 pikë, megjithëse për të konkretizuar këtë objektiv mund të përdoret fare mirë edhe një rrugë më e shkurtër por gjithashtu e vështirë që është triumfi në Kupë.

Gjysmëfinalja e parë kundër Skënderbeut do të luhet më 4 prill dhe Flamurtari ka shansin që këtë fundjavë të injektojë dozat e duhura të moralit duke mposhtur Kukësin e vendit të dytë.

Trajneri Shpëtim Duro më në fund ka mundësinë të përdorë thuajse të gjithë lojtarët me përjashtim të Xhufos i cili u dëmtua ndaj Partizanit. Siljanovski dhe Bicaj kanë shlyer pezullimin, ndërkohë që të gatshëm janë edhe portieri Nurkovic e Tounkara.

Trajneri shpreson të ketë në dispozicion edhe Muarem, një futbollist tek i cili ai ka shumë besim dhe që për fat të keq aventura e tij në Vlorë deri më tani ka qënë e shënuar nga një dëmtim i pësuar në fazën përgatitore të janarit. Tekniku gjatë konferencave për shtyp e ka nënvizuar shpesh herë faktin që kjo është periudha vendimtare e sezonit, çështja është, a është Flamurtari gati për t’u ringritur në këmbë?!

Related posts

RUSI 2018/ Prezantohet në Moskë Këpuca e Artë e Botërorit, ja pretendentët!

Sadik.Autor

Dani Alves është gati të bëjë një çmenduri për Barcelonën

Sadik.Autor

FUTBOLLI DREJT RIKTHIMIT NË NORMALITET/ Dy shtetet e mëdha njoftojnë datat për rifillimin e kampionateve

Delo.autor

Leave a Comment