Futboll Sport

SULMUESI PREMTUES BRAZILIAN ËSHTË VETËM 19 VJEÇ/ Ronaldinho “vë bast”: Së shpejti do të jetë…

Ylli brazilian, Ronaldinho, tha në Bogotá se bashkatdhetari i tij, Vinicius Júnior, së shpejti do të jetë në listën e futbollistëve më të mirë në botë: “Tashmë, Vinicius është në njërin nga klubet më të mira në botë. Unë mendoj se së shpejti do të jetë atje, ndër më të mirët”. Sulmuesi premtues brazilian është vetëm 19 vjeç, por tashmë luan me fanellën e Real Madridit, pas dy sezonesh me Flamengo, ku shkëlqeu për aftësinë e tij, gjë që i lejoi të kalojë te gjigantët spanjoll.

Ronaldinho iu referua futbollit të sotëm kolumbian, për të cilin tha se ishte një admirues dhe ka idhuj si René Higuita, Carlos “El Pibe” Valderrama, Freddy Rincón e Faustino Asprilla, ndër të tjerë. Nuk munguan edhe fjalët për Lionel Messin, një nga shokët e tij të shkëlqyer gjatë kohës te Barcelona: “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që çdo ekip të ketë një lojtar si ai, në mënyrë që sulmuesit të furnizohen me topa të mirë. Messi ndërton, krijon, asiston dhe shënon vetë, si askush tjetër, prandaj është dhe më i miri”.

Në fund, Ronaldinho iu referua klasikes së futbollit spanjoll, Barcelona-Real Madrid, e cila do të luhet më 26 tetor: “Me siguri do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Pres të ketë gola, sepse në fushë do të zbresin lojtarë të shkëlqyer, nga të dyja skuadrat”.

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni gafën e pabesueshme të JAMES (VIDEO)

Isa.Autor

E bujshme/ Sanchez do t’i kushtojë Manchester United plot 204 milionë euro

Q.Autor

DISFATA ME PENALLTI NË FINALE/ As Muçi titullar nuk e ndihmon, vazhdon mallkimi i Legias në Superkupë

Delo.autor

Leave a Comment